Shqipëria po bëhet një destinacion global - Trefishohen hyrjet nga Afrika. Në gusht erdhën 2.1 milionë shtetas të huaj

Armela Duka/SCAN
Gjatë muajit Gusht të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptar afro 3.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj ose 9.1% më shumë se një vit më parë. Nga ana tjetër, gjatë të njëjtës periudhë kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë afro 2.9 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Nëse analizojmë hyrjet e shtetasve sipas tipologjisë rezulton se numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 938,461, duke pësuar një rritje me 13.7%, krahasuar me Gushtin e vitit 2023. Ndërkohë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është pothuajse 2.1 milionë.
Ky numër është rritur me 7.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Nga ana tjetër, rreth 901 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 2 milionë shtetas të huaj numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë në muajin gusht të këtij viti. Nëse analizojmë periudhën janar-gusht të vitit 2024 shohim se janë regjistruar rreth 8.5 milionë hyrje të shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Nëse dëshifrojmë shifrat e hyrjeve të shtetasve të huaj sipas rajonit rezulton se ndër rajonet që kanë kontribuar më së shumti në rritjen totale të turistëve të huaj janë vendet europiane, të cilat përbëjnë shumicën e hyrjeve, me gati 2 milionë hyrje në Gusht 2024.
Nga ana tjetër, hyrjet nga rajoni i Europës Jugore kanë shënuar rritjen më të madhe prej 5.2% në krahasim me vitin 2023. Një tjetër rritje e rëndësishme ka ardhur nga Amerika, me 52,771 hyrje në Gusht 2024, krahasuar me 40,106 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, që përfaqëson një rritje prej 31.6%. Po ashtu, hyrjet nga Afrika janë pothuajse trefishuar, duke u rritur nga 1,319 hyrje në Gusht 2023, në 3,829 hyrje në Gusht 2024. Ndërkohë, në tetë muaj erdhën nga afrika rreth 19 mijë persona.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar qëllimin e hyrjes së të huajve në vendin tonë. Shifrat tregojnë se në 99% të rasteve, hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri bëhet për arsye personale, ku pushimet dhe vizitat tek të afërmit janë ndër më të zakonshmet.
Në Gusht 2024, ky tregues ka njohur një rritje prej 10.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023. Një rritje të ndjeshme kanë shënuar gjithashtu edhe hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale, duke arritur një shtim prej 49.4% gjatë këtij muaji. Kjo tendencë tregon se Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës jo vetëm për turizëm, por edhe për aktivitetet profesionale dhe investimet e huaja.
Sondazh

Shtohen me 4 mld lekë aktivet e subjekteve jobanka - Kredia dhe letrat me vlerë të borxhit zënë peshën kryesore
Ledina Elezi/SCAN Në sistemin financiar të vendit, përveç sektorit bankar, edhe ai jobankar ka pasur rritje të aktivitetit gjatë gjysmës së parë të......

Qytetarët paguajnë 20 mln euro më shumë taksë prone - Bashkitë realizojnë 94.5% të planit vjetor vetëm në 8 muaj
Elisabeta Dosku/ SCAN 61 bashkitë në vend kanë rritur mbledhjen e taksës së pasurisë, ku përgjatë periudhës janar-gusht 2024, kanë arkëtuar afro 55......

Turqia "shtyn" më tej investimet e huaja - Vijojnë me rekord, rreth 749 milionë euro në gjashtë muajt e parë
Xhorxhina Deda/SCAN Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e dytë vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 395 milionë eurove, që është......

Yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 3.11% - Pranë normës bazë. Më i ulëti në dy vitet e fundit
Armela Duka/SCAN Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë tregu i letrave me vlerë ka reflektuar një vijimësi të tendencës rënëse të yield-eve.......

Juani kinez arrin nivelin më të lartë kundrejt dollarit në mbi 16 muaj!
Edel Strazimiri / SCAN Juani i Kinës arriti nivelin e tij më të fortë në mbi 16 muaj të mërkurën, pasi Pekini zbuloi një skemë masash stimuluese për të......

Japonia përballet me mungesën më të madhe të orizit në dekada. Cilat janë arsyet?
Edel Strazimiri / SCAN Sushi, onigiri dhe yakitori don, orizi japonez është një element kryesor në shumë prej pjatave të tij ikonike, por vendi po......

Rregulla të reja për individët me pagë mbi 100 mijë lekë - Cilat janë kategoritë që deklarojnë DIVA-n për vitin 2024?
Elisabeta Dosku/ SCAN Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto në muaj, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale......

Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë duke regjistruar rënie njësoj si dje teksa është blerë sot me 88.2 lekë dhe është shitur me 89.3 lekë sipas kursit......