Shkarkime 'spektakolare' në Ukrainë: Çfarë nënkuptojnë këto vendime të personelit?

Fillimisht tërheqja e disa ambasadorëve, më pas shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski po godet. Çfarë nënkuptojnë këto vendime të personelit?
Më shumë se 650 ukrainas janë akuzuar si "tradhtarë”, "bashkëpunëtorë”, "dezertorë” gjatë katër muajve të fundit të luftës dhe me sa duket për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski më në fund kupa u mbush. Ai denoncoi 60 nëpunës civilë që kishin mbetur në territoret e pushtuara nga rusët dhe që tani punojnë kundër shtetit ukrainas: "Lidhjet e provuara midis bashkëpunëtorëve të forcave të sigurisë ukrainase dhe shërbimeve sekrete ruse shtrojnë pyetje shumë serioze për shefat kompetentë”, u shpreh presidenti ukrainas. Zelenski reagoi dhe i shkarkoi me dekret: prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimit të inteligjencës SBU të Ukrainës, Ivan Bakanov.
Shkarkimi i Bakanovit është veçanërisht shpërthyes, pasi ai konsiderohet një mik fëmijërie dhe shok i gjatë i Zelenskit. Para emërimit të tij si kreu i SBU, Bakanovi nuk kishte përvojë në shërbimin sekret; përkundrazi, ai drejtonte grupin politik të kabaresë dhe kompaninë e ardhshme të prodhimit televiziv "Studio Kvartal 95", në të cilën aktori kryesor ishte vetë Zelenski.
Ndryshimet e personelit si "pasojë logjike”?
Ndërsa për dy shkarkimet si dhe tërheqjet e ambasadorëve që u paraprinë u habitën jashtë vendit, ato pa dyshim nuk ishin befasi për askënd në Ukrainë.
Roman Kostenko, deputet i partisë pro-europiane të qendrës së djathtë "Golos" dhe sekretar i komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare, raporton se prej kohësh ka marrë ankesa për punën e shërbimeve të sigurisë dhe tradhtarët brenda radhëve të saj. Kjo thuhet se përfshinte ish-kreun e departamentit kryesor të sigurisë së brendshme të SBU, gjeneral brigade Andrij Naumov, i cili pati një karrierë të rrufeshme nën Bakanovin dhe u largua nga Ukraina më 23 shkurt, një ditë para fillimit të luftës. Për më tepër, që nga fillimi i luftës, disa bashkëpunëtorë të rangut të lartë të SBU-së thuhet se kanë bashkëpunuar me rusët në jug të Ukrainës, gjë që do të thotë se Bakanovi i papërvojë nuk kishte pasur kontroll të plotë të dikasterit të tij.
Zëvendësdrejtori i zyrës presidenciale, Andrij Smirnov, mbron për DW vendimet e personelit të shefit të saj Zelenski si "të pashmangshme në kohë lufte". Smirnovi citon regjistrimet e bisedave telefonike të zyrtarëve të fajësuar që do të konsideroheshin prova. Politologu ukrainas Petro Okhotin relativizon duke u shprehur se nuk bëhet fjalë për shkarkime, por për pezullime të përkohshme dhe për faktin se "Zelenski ka humbur besimin në organet në fjalë. Tani duhet të bëhet një hetim për të zbuluar pse bëhen bashkëpunime në struktura aq të rëndësishme sa SBU dhe Prokuroria e Përgjithshme”. Okhotini nuk përjashton që zyrtarët e suspenduar të kthehen një ditë në detyrat e tyre.
Të korruptuar dhe joefikasë?
Ekspertja e organizatës kundër korrupsionit Transparency International, Kateryna Ryzhenko, e kundërshton këtë. Ajo druhet se pezullimi i kreut të SBU dhe prokurorit të përgjithshëm nuk do t'i bëjë të dy autoritetet më të mira.
Publicisti ukrainas Volodymyr Fesenko i sheh këto probleme veçanërisht në kundërzbulimin e shërbimit sekret ukrainas SBU. Aty aktualisht po bëhet një lloj "spastrimi”, shpjegon ai. "Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se të gjithë që ndërrohen atje janë spiunë dhe tradhtarë rusë. Përkundrazi, kemi të bëjmë me akuza konkrete për mungesë efikasiteti." DW
E . S / SCAN
Sondazh

Problemet e zinxhirit të furnizimit të Tesla-s e detyruan atë të shesë 75% të bitcoin-it të saj - Musk i quan fabrikat e reja në Austin dhe Berlin “furra parash”
Interesi i Teslës për bitcoin është kritikuar si një shpërqendrim dhe një shfaqje për kompaninë e makinave elektrike. Por kur një bllokim i përhapur i Covid-it......

Gjermania do të lehtësojë ardhjen e fuqisë punëtore të kualifikuar nga vendet e treta – Ligji i ri do të njohë diplomat pas hyrjes në vend!
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Faeser dhe Ministri i Punës Heil duan të trajtojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar me një ligj të ri emigracioni.......

Kurba e valutave të huaja vijon të jetë e kuqe – Dobësohen sërish Paundi, Franga dhe Euro!
Monedha europiane ka regjistruar sërish rënie këtë të enjte pasi krahasuar me dje blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.3 lekë sipas kursit të këmbimit......

Tregtia e jashtme, si ka ndryshuar me krizën? Importet, Turqia i “rrëmben” vendin e parë Italisë, Kina, “rrokadë” me SHBA
Me pandeminë, por akoma më shumë, me krizën e çmimeve që ka goditur të gjithë globin këtë vit, tregtia e jashtme padiskutim që është ridimensionuar disi. “Scan......

Paralajmërimi i SHBA: Pasoja të rënda për vendet që prishin rendin ndërkombëtar ekonomik!
"Integrimi ekonomik është armatosur nga Rusia". Është kjo deklarata e fortë e sekretares amerikane për thesarin Janet Yellen, e cila paralajmëroi se Shtetet e......

Serbia kërkon alternativa ndaj gazit rus - Beogradi pret furnizime nga Azerbajxhani, Kroacia dhe Greqia
Beogradi po kërkon zgjidhje të reja për të ndryshuar furnizimin me gaz. Ministria e energjisë në Serbi konfirmoi se qeveria e vendit po punon pëkr të siguruar......

Kriza e qymyrit në Poloni: Për ngrohjen gjatë dimrit vendi konsumon 10 milionë ton!
Që para emergjencës klimatike Polonia e kishte problem të braktiste qymyrin si burim energjitik dhe ngrohjeje për të respektuar impenjimet lidhur me......

“Emiratet të zëvendësojnë gazin rus” - Presidenti francez Macron, në kërkim të alternativave për furnizimet ruse
Presidenti francez Emanuel Makron priti në Paris liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe në përpjekje për të siguruar furnizime energjitike nga vendi i pasur me......