Sezon turistik rekord për Kroacinë - Arsyeja kryesore, hyrja e vendit në zonën Shengen

Zyrtarët kroatë të sektorit të turizmit po parashikojnë një vit rekord për sektorin pasi vendi iu bashkua zonës së lëvizjes së lirë Shengen në janar, duke rritur numrin e vizitorëve në bregdetin e saj piktoresk të Adriatikut.
Turizmi përbën 20% të ekonomisë së Kroacisë dhe pas një rënieje gjatë pandemisë COVID-19, sektori u rikuperua në vitin 2022 dhe bazuar në rezultatet në sezonin para verës, zyrtarët presin që trendi pozitiv të vazhdojë edhe këtë vit.
Shoqata turistike kroate saktëson se deri më tani, janë regjistruar rreth 5 milionë ardhje dhe mbi 17.5 milionë fjetje, që është një rritje prej 20% nga viti i kaluar. Qëndrimet gjatë natës u rritën me 11% krahasuar me vitin 2019, i cili ishte një vit rekord për vizitorët.
Sektori grumbulloi të ardhura rekord prej mbi 13 miliardë euro në vitin 2022, ndërsa këtë vit priten më shumë të ardhura.
Anëtari i BE-së, Kroacia u bashkua me zonën Shengen si dhe në zonën e euros më 1 janar, duke u mundësuar vizitorëve nga blloku të udhëtojnë më shpejt dhe pagesa më të lehta.
Zyrtarët shohin një prirje të re të më shumë turistëve të fundjavës nga vendet fqinje si një efekt të drejtpërdrejtë të anëtarësimit të Kroacisë në zonën Shengen. Ata pranojnë se vendi nuk ka qenë asnjëherë më afër tregjeve kryesore si Sllovenia, Italia, Hungaria, Austria dhe Bavaria, nga ku kanë mbërritur numri më i madh i vizitorëve në periudhën parasezonale.
Megjithatë, në qytetin historik të Zadarit, i cili është i rrethuar nga parqe kombëtare dhe mbetjet e qytetit të vjetër të të cilit janë një trashëgimi e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, vendasit që japin me qira pronat e tyre turistëve ankohen për strategjinë e dobët të investimeve të qeverisë, duke përmendur mungesën e hoteleve dhe një aeroport më të madh.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Vera e ‘çmendur’ turistike në Europë tashmë ka filluar dhe do pritet të përkeqësohet edhe shumë!
Që nga vitet 1970, Steve Perillo, CEO dhe pronar i gjeneratës së tretë të operatorit turistik Perillo Tours me bazë në New Jersey, nuk ka parë një rritje të......

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët po llogarisin efektet e rritjes së interesave nga BQE
Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa investitorët po përllogarisin efektet që do të ketë vendimet e fundit të......

Java mbyllet pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundin – Dollari amerikan i rikthehet rënies!
Dollari amerikan i është rikthyer sërish sot kurbës zbritëse teksa është blerë këtë të premte me 98.2 lekë dhe është shitur me 99.7 lekë sipas kursit të......

Ekonomia gjermane drejt tkurrjes - Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë!
Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta......

Nafta, e qëndrueshme pranë 75 USD - Çmimet mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe dobësimi i dollarit
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga parashikimet se kërkesa për energji në Kinë do të rritet gjatë këtij......

Euro dhe paundi forcohen përballë dollarit - Banka Qendrore Europiane rrit normën bazë të interesit në 3.5%
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por të enjten euro u forcua ndjeshëm përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore......

Sa peshk konsumojnë shqiptarët në vit? - Prodhimi kombëtar i pamjaftueshëm, përcaktohen 18 zona për akuakulturën
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me vijë të gjatë bregdetare dhe akuakultura është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, sërish konsumi i peshkut nga......

Euro tenton “revanshin” ndaj lekut - Për të katërtën ditë në radhë fiton rreth 3 pikë. “Ringrihet” edhe dollari
Pasi preku “fundin” gjatë këtij viti në nivelin 105.62 lekë, monedha e përbashkët europiane po tenton të ringrihet. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka......