Europa Postuar më 16 Qershor 2023, 09:36

Euro dhe paundi forcohen përballë dollarit - Banka Qendrore Europiane rrit normën bazë të interesit në 3.5%

Nga SCAN TV
Euro dhe paundi forcohen përballë dollarit - Banka Qendrore Europiane

Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por të enjten euro u forcua ndjeshëm përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore Europiane rriti normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë duke e çuar në 3.5%, niveli më i lartë në 22 vite.

Gjithashtu, presidentja e BQE, Christine Lagarde, njoftoi se inflacioni do të qëndrojë i lartë për një kohë të gjatë dhe do të shkojë pranë objektivit prej 2% në vitin  2025. Lagarde sinjalizoi se një tjetër rritje e interesave mund të ndodhë në takimin e korrikut, sepse inflacioni është ende shumë i lartë, në 6.1% për majin. Në anën tjetër, Banka e Japonisë mbajti të pandryshuar politikën monetare ultra lehtësuese, duke ndikuar në një zhvlerësim të jenit. Banka e Japonisë e mbajti normën bazë të interesit në -0.1%.

Euro u rrit me mbi 1% në sesionin e kaluar, ndërsa sot po qëndron në rreth 1.0940 dollarë. Edhe paundi britanik është rritur ndjeshëm përballë dollarit dhe po tregtohet pranë 1.28 dollarë, sepse investitorët presin që Banka e Anglisë të ndërmarrë rritjen e 13 me radhë të interesave, në takimin e javës së ardhshme. Ndërkohë, në tregun e kriptomonedhave bitcoin po tregtohet në rreth 25,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1670 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat