Sa peshk konsumojnë shqiptarët në vit? - Prodhimi kombëtar i pamjaftueshëm, përcaktohen 18 zona për akuakulturën

Pavarësisht se Shqipëria është një vend me vijë të gjatë bregdetare dhe akuakultura është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, sërish konsumi i peshkut nga qytetarët shqiptarë është nivele shumë të ulëta. Referuar statistikave të Organizatës Kombëtare të Ushqimit (FAO), konsumi i dukshëm vjetor për frymë i peshkut dhe produkteve të peshkimit është ende i ulët në Shqipëri dhe vlerësohet mesatarisht 8.6 kg për frymë, krahasuar me të gjithë Evropën e cila është në nivelet 21.5 kg për frymë.
Konsumi i ulët i produkteve të detit, përtej faktit që në vendin tonë është çështje kulture, dhe përdorimi është më i lartë në zonat bregdetare, lidhet edhe me prodhimin e ulët në këtë sektor, i cili vjen për shkaqe të shumta, siç është mungesa e një flotës detare të zhvilluar, peshkimi amator, etj. Pavarësisht nga rritja e prodhimit të akuakulturës gjatë viteve të fundit, bilanci tregtar neto për Shqipërinë mbetet në favor të importit. Shqipëria është një importuese neto e produkteve të peshkimit për të përmbushur kërkesën e brendshme.
Prodhimi kombëtar i aktivitetit të peshkimit varion midis 7,800 dhe 8,600 ton në vit me një vlerë në hallkën e parë të shitjes prej rreth 23.5 milionë dollarë. Sidoqoftë, ky prodhim nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar kërkesën kombëtare, dhe për pasojë Shqipëria importon produkte detare të akuakulturës, kryesisht kocë dhe levrek. Me rënien e nivelit të prodhimit vendas nga aktiviteti i peshkimit, zhvillimi i mëtejshëm i akuakulturës duket si mënyra e vetme për të siguruar një prodhim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të produkteve të peshkimit në Shqipëri.
Për këtë qëllim, është hedhur për konsultim publik dokumentin udhëzues të politikave për planifikimin e Zonave të Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri, në vijën bregdetare Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë, për kultivimin e peshkut dhe molusqeve. Për të dyja kategoritë janë identifikuar 18 zona, dhe synohet që të ketë një prodhim total vjetor prej 63 mijë ton peshk.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Euro tenton “revanshin” ndaj lekut - Për të katërtën ditë në radhë fiton rreth 3 pikë. “Ringrihet” edhe dollari
Pasi preku “fundin” gjatë këtij viti në nivelin 105.62 lekë, monedha e përbashkët europiane po tenton të ringrihet. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka......

Avancon projekti për TEC privat - Gazi do të merret nga Greqia, fuqia e instaluar e impiantit është 170 MW
Projekti për ndërtimin e një termocentrali privat ka avancuar me procedurat për marrjen e lejes së mjedisit, teksa pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është......

Mbi 3.500 biznese “kapen mat” nga tatimet - Nuk paguan në kohë detyrimet, u bllokohen asetet
Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet......

Sa interesa paguajmë për borxhin e qeverisë? - 550 milionë euro, 200 euro për frymë, 750 euro për familje në vit
Buxheti i këtij viti parashikon shpenzime për interesat e borxhit të jashtëm në vlerën e 21.76 miliardë lekëve, ose rreth 200 milionë euro. Shifra rezulton të......

Shtrenjtim i energjisë për furrat e bukës? - Rikthehet debati, preken rreth 4.000 subjekte në të gjithë vendin
Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës ka rikthyer debatin për rritjen e çmimit të energjisë......

“Konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë” – Balluku: Kemi kryer reformën më të thellë të 10 viteve të fundit në dixhitalizmin e këtyre shërbimeve!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë Konferencës ndërkombëtare ‘Prokurimet e......

Importet serbe në Kosovë, rreth 18 mln euro/muaj - Kush humb dhe fiton pas ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë
Radhë kamionësh në pikën kryesore kufitare të Merdares, pasi Kosova ndaloi të mërkurën mbrëma hyrjen në territorin e saj të të gjitha automjeteve me targa të......

Mbyllet miniera më e madhe e zinkut në Europë - Arsyet kryesore, rënia e çmimit në bursa dhe rritja e kostove të përgjithshme
Kompania suedeze e minierave Boliden ka njoftuar se do të pezullojë prodhimin në minierën e zinkut Tara në Irlandë, pa specifikuar se kur mund të rifillojë......