Importet serbe në Kosovë, rreth 18 mln euro/muaj - Kush humb dhe fiton pas ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë

Radhë kamionësh në pikën kryesore kufitare të Merdares, pasi Kosova ndaloi të mërkurën mbrëma hyrjen në territorin e saj të të gjitha automjeteve me targa të Serbisë, si reagim ndaj rrëmbimit të tre oficerëve të saj të policisë kufitare nga policia serbe. Në këtë mënyrë agjencia e lajmeve Reuters nis raportimin e saj për atë që po ndodhe aktualisht në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy vendeve.
Ministria e Brendshme e Kosovës arsyetoi vendimin e marrë me qëllim të rritjes së sigurisë në të gjitha pikat kufitare. Kryeministri Albin Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të tre oficerëve duke shtuar se janë arrestuar rreth 300 metra brenda territorit të Kosovës, afër kufirit me Serbinë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndalojë importin e produkteve nga Republika e Serbisë, duke risjellë në vëmendje vendimin e njëjtë të marrë më parë nga ish kryeministri Haradinaj pas dështimit të Kosovës për të hyrë në UNESCO.
Kjo politikë ishte mbështetur edhe nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje, duke propozuar masën e reciprocitetit të plotë tregtar, ekonomik dhe politik me Serbinë. Sidoqoftë, do të ishte vetë Kurti ai që do të hiqte taksën 100% ndaj mallrave serbe në mars dhe prill të vitit 2020 si kryeministër në mandatin e tij të parë. Megjithatë, ai do të rrëzohej në atë kohë nga pushteti por do të premtonte se menjëherë pas ardhjes në pushtet do të vendoste reciprocitetin.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2023, vlera e mallrave të importuara nga Serbia ishte 17 milionë e 870 mijë euro. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022, vlera e importuar nga shteti fqinj ishte 1 milion e 523 mijë euro më e lartë. Brenda një viti Kosova ka importuar mallra nga Serbia me vlerë rreth 400 milionë euro.
Nëse llogaritet vlera totale e importit nga Serbia gjatë vitit të kaluar, rezulton në një vlerë mbi 1 milion euro në ditë. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, produktet kryesore të importuara nga Serbia gjatë vitit 2022 ishin pijet freskuese, gruri, benzina dhe vajrat, biskotat, misri, ushqimi për kafshët, etj.
Nëse krahasohet me importin, eksporti i Kosovës në Serbi është shumë më i vogël. Vetëm 60.7 milionë euro eksportoi Kosova drejt këtij shteti në vitin 2022. Vlera e lartë e importit nga Serbia u përdor shpesh nga opozita për të akuzuar pushtetin se nën qeverisjen e tyre tregu kosovar po pushtohet nga produktet serbe.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Mbyllet miniera më e madhe e zinkut në Europë - Arsyet kryesore, rënia e çmimit në bursa dhe rritja e kostove të përgjithshme
Kompania suedeze e minierave Boliden ka njoftuar se do të pezullojë prodhimin në minierën e zinkut Tara në Irlandë, pa specifikuar se kur mund të rifillojë......

A ju bën të plakeni më shpejt drita blu e emetuar nga ekrani i celularit?!
Shpenzimi i shumë orëve - siç bëjnë pothuajse të gjithë - duke parë celularin, ditë e natë, vetëm por edhe në shoqëri, mund të na bëjë të plakemi më shpejt.......

BE “shpërbën” sektorin e reklamave të Google - Kompania dënohet për konkurrencë të padrejtë
Google u akuzua nga rregullatorët e BE-së për praktika anti-konkurruese në biznesin e saj të reklamave dixhitale, të cilat tani mund t'i duhet t’i shesë......

FED mban të pandryshuara normat e interesit - Powell: Shumë herët për të thënë se inflacioni po “tërhiqet”
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajti të pandryshuar intervalin e synuar të normës së fondeve federale në 5 % në 5.25 %, pas një vale......

Të rinjtë injorojnë portalet në internet - Instagram, TikTok dhe Snapchat, burimi kryesor i lajmeve
Një raport vjetor i Reuters për Studimet e Gazetarisë tregon ndryshime në mënyrën se si njerëzit ndjekin lajmet. Sipas këtij hulumtimi, nga viti 2018 e deri më......

Macron kritikon BE për Inteligjencën Artificiale - Franca do të investojë 7 mld euro për zhvillimin kombëtar të Inteligjencës Artificiale
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të qartë qasjen e tij ndaj aktit të Inteligjencës Artificiale të miratuar një ditë më parë nga Parlamenti Europian.......

Këta ishuj të largët europianë do t'ju paguajnë 80,000 euro për të jetuar atje, por ka një ‘kleçkë’!
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të hiqni dorë nga gjithçka dhe të ‘rishpikni’ jetën tuaj në një ishull të largët, tani mund të jetë shansi juaj. Irlanda ka......

FED rrëzon edhe naftën - Sinjalizon edhe dy rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë menjëherë pas presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell,......