Macron kritikon BE për Inteligjencën Artificiale - Franca do të investojë 7 mld euro për zhvillimin kombëtar të Inteligjencës Artificiale

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të qartë qasjen e tij ndaj aktit të Inteligjencës Artificiale të miratuar një ditë më parë nga Parlamenti Europian. Gjatë një takimi me temë teknologjinë në Paris, Macron pohoi se investitorët institucionalë francezë përfshirë dhe kompanitë e sigurimit, janë impenjuar që të shpenzojnë 7 miliardë euro për të financuar një iniciativë kombëtare në mbështetje të inovacioneve teknologjike, të njohur me termin Tibi 2.
Ai gjithashtu paralajmëroi reduktime të tatimit mbi të ardhurat për ata që investojnë në startup. Macron më pas lavdëroi talentin francez në fushën e këkrimeve mbi inteligjencën artificiale, por kërkoi më shumë start up në sektor.
Ai theksoi se vendi është lider në Europën kontinentale, duke shtuar se britanikët janë vetëm pak më përpara, por kjo distancë nuk është e pamundur të rikuperohet. Macron gjithashtu pranoi se amerikanët dhe kinezët janë shumë më përpara.
Parlamenti Europian ka miratuar një ligj mbi inteligjencën artificiale i cili kufizon përdorimin e teknologjisë përfshirë dhe një ndalim total të monitorimit biometrik në kohë reale. Ligjvënësit duan që rregullat të kenë një impakt real tek kompanitë brenda vitit 2026, por më parë duhet të negociojnë me shtetet anëtare dhe kritikat e presidentit francez paralajmërojnë tensione me politikën kombëtare dhe atë të Bashkimit Europian.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Këta ishuj të largët europianë do t'ju paguajnë 80,000 euro për të jetuar atje, por ka një ‘kleçkë’!
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të hiqni dorë nga gjithçka dhe të ‘rishpikni’ jetën tuaj në një ishull të largët, tani mund të jetë shansi juaj. Irlanda ka......

FED rrëzon edhe naftën - Sinjalizon edhe dy rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë menjëherë pas presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell,......

Dollari pranë nivelit më të ulët në 4 javë - FED nuk ndryshon interesat, por sinjalizon 2 rritje deri në dhjetor
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 4 javët e fundit, pasi Rezerva Federale nuk ndryshoi normat e......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e BQE, pritet rritje e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet e Bankës Qendrore Europiane, më vonë gjatë ditë së sotme.......

BE bllokon importet e grurit të Ukrainës në pesë shtete, përfshirë Poloninë!
Bashkimi Europian ka zgjatur sërish ndalimin e importeve të grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Poloninë. Masa vjen pas zemërimit dhe protestave nga......

Gara e inteligjencës artificiale: Këto janë vendet që po zhvillojnë mjetet më të mira të AI!
Më shumë se gjysma e mjeteve më të njohura të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë ChatGPT, Pictory dhe Genesys, janë zhvilluar në Shtetet e......

Rikuperon Dollari, Euro dhe Paundi – Rritje e lehtë e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë të enjte pasi në raport me fillimin e kësaj jave është blerë sot me 98.8 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë......

Investitorët marrin “kartolinën” e Shqipërisë - Qarkorja e Eurobondit: Shqipëria ka disa risqe. Merrni me rezerva saktësinë e statistikave publike
Në qarkoren mbi Eurobondin prej 600 milionë eurosh, një dokument prej 194 faqesh përfshihet dhe një analizë mjaft e gjerë mbi Shqipërinë dhe ekonomninë e......