FED rrëzon edhe naftën - Sinjalizon edhe dy rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë menjëherë pas presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, sinjalizoi edhe dy rritje të tjera të interesave deri në dhjetor. Gjithashtu, edhe të dhënat zyrtare në SHBA treguan një rritje të ndjeshme të rezervave të naftës gjatë javës së kaluar. Nafta Brent e Londrës ra me rreth 1 dollar në sesionin e kaluar, ndërsa sot po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 1.15 dollarë. Rezerva Federale nuk ndryshoi politikën e saj monetare, por sinjalizoi të tjera rritje në vijim, që do të thotë se kostoja e huamarrjes do të jetë më e shtrenjtë. Teorikisht, norma më të larta interesi e forcojnë dollarin, duke i bërë lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të shtrenja për zotëruesit e monedhave të tjera.
Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me rreth 8 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 9 qershor. Analistët parashikonin një rënie me rreth 500 mijë fuçi. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se kërkesa për naftë do të rritet me rreth 2.4 milionë fuçi në ditë, në totalin e 102.3 milionë fuçi në ditë.
SCAN
Sondazh

Dollari pranë nivelit më të ulët në 4 javë - FED nuk ndryshon interesat, por sinjalizon 2 rritje deri në dhjetor
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 4 javët e fundit, pasi Rezerva Federale nuk ndryshoi normat e......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e BQE, pritet rritje e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet e Bankës Qendrore Europiane, më vonë gjatë ditë së sotme.......

BE bllokon importet e grurit të Ukrainës në pesë shtete, përfshirë Poloninë!
Bashkimi Europian ka zgjatur sërish ndalimin e importeve të grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Poloninë. Masa vjen pas zemërimit dhe protestave nga......

Gara e inteligjencës artificiale: Këto janë vendet që po zhvillojnë mjetet më të mira të AI!
Më shumë se gjysma e mjeteve më të njohura të inteligjencës artificiale (AI), duke përfshirë ChatGPT, Pictory dhe Genesys, janë zhvilluar në Shtetet e......

Rikuperon Dollari, Euro dhe Paundi – Rritje e lehtë e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë të enjte pasi në raport me fillimin e kësaj jave është blerë sot me 98.8 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë......

Investitorët marrin “kartolinën” e Shqipërisë - Qarkorja e Eurobondit: Shqipëria ka disa risqe. Merrni me rezerva saktësinë e statistikave publike
Në qarkoren mbi Eurobondin prej 600 milionë eurosh, një dokument prej 194 faqesh përfshihet dhe një analizë mjaft e gjerë mbi Shqipërinë dhe ekonomninë e......

“30 vite ekonomi e lirë, sektori retail” - Grupi Balfin mbështet forumin në UET
Në 30 vite ekonomi e lirë në Shqipëri, sektori retail ka pësuar transformime të konsiderueshme. Në këtë kuadër u organizua forumi në UET me mbështetje kryesore......

“Konkurrenca të monitorojë tregjet specifike” - Kërkesat e Kuvendit për Autoritetin. Në fokus telefonia celulare, spitalet private, etj.
Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës që gjatë vitit në vijim të shtojë monitorimet në disa sektorë specifike. Sipas projektrezolutës, që pritet të......