A ju bën të plakeni më shpejt drita blu e emetuar nga ekrani i celularit?!

Shpenzimi i shumë orëve - siç bëjnë pothuajse të gjithë - duke parë celularin, ditë e natë, vetëm por edhe në shoqëri, mund të na bëjë të plakemi më shpejt. Ekspozimi i zgjatur ndaj dritës blu të emetuar nga telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera të përditshme në fakt mund të rrezikojë funksionimin e një game të gjerë qelizash dhe, për rrjedhojë, të përshpejtojë plakjen.
Disa studiues nga Universiteti Shtetëror i Oregonit (SHBA) kanë arritur në këtë përfundim duke studiuar mizat e frutave, por substancat kimike të përfshira në procesin e plakjes janë gjithashtu të pranishme në qelizat e trupit të njeriut: kjo është arsyeja pse studiuesit amerikanë supozojnë se rezultatet mund të prekin pjesërisht, edhe njerëzit.
Mizat e frutave të ekspozuara në eksperiment për dy javë ndaj dritës blu kishin nivele të ndryshuara të disa metabolitëve, molekula që rrjedhin nga transformimi kimik i asaj që futet në trup (p.sh. ushqimi) ose prodhohet nga organizmi, në mënyrë që të mund të jetë të përdorura ose të hedhura. Që tregon se qelizat e tyre nuk po funksiononin në mënyrë optimale.
Dhe kjo shpjegon plakjen e parakohshme dhe jetëgjatësinë më të shkurtër të mizave të goditura vazhdimisht nga kjo dritë. Megjithatë, siç kanë theksuar shkencëtarët, njerëzit janë të ekspozuar ndaj një drite blu shumë më pak intensive se ajo me të cilën janë "trajtuar" insektet, kështu që dëmtimi i supozuar qelizor duhet të jetë akoma më i vogël.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE “shpërbën” sektorin e reklamave të Google - Kompania dënohet për konkurrencë të padrejtë
Google u akuzua nga rregullatorët e BE-së për praktika anti-konkurruese në biznesin e saj të reklamave dixhitale, të cilat tani mund t'i duhet t’i shesë......

FED mban të pandryshuara normat e interesit - Powell: Shumë herët për të thënë se inflacioni po “tërhiqet”
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajti të pandryshuar intervalin e synuar të normës së fondeve federale në 5 % në 5.25 %, pas një vale......

Të rinjtë injorojnë portalet në internet - Instagram, TikTok dhe Snapchat, burimi kryesor i lajmeve
Një raport vjetor i Reuters për Studimet e Gazetarisë tregon ndryshime në mënyrën se si njerëzit ndjekin lajmet. Sipas këtij hulumtimi, nga viti 2018 e deri më......

Macron kritikon BE për Inteligjencën Artificiale - Franca do të investojë 7 mld euro për zhvillimin kombëtar të Inteligjencës Artificiale
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të qartë qasjen e tij ndaj aktit të Inteligjencës Artificiale të miratuar një ditë më parë nga Parlamenti Europian.......

Këta ishuj të largët europianë do t'ju paguajnë 80,000 euro për të jetuar atje, por ka një ‘kleçkë’!
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të hiqni dorë nga gjithçka dhe të ‘rishpikni’ jetën tuaj në një ishull të largët, tani mund të jetë shansi juaj. Irlanda ka......

FED rrëzon edhe naftën - Sinjalizon edhe dy rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë menjëherë pas presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell,......

Dollari pranë nivelit më të ulët në 4 javë - FED nuk ndryshon interesat, por sinjalizon 2 rritje deri në dhjetor
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 4 javët e fundit, pasi Rezerva Federale nuk ndryshoi normat e......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e BQE, pritet rritje e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet e Bankës Qendrore Europiane, më vonë gjatë ditë së sotme.......