BE “shpërbën” sektorin e reklamave të Google - Kompania dënohet për konkurrencë të padrejtë

Google u akuzua nga rregullatorët e BE-së për praktika anti-konkurruese në biznesin e saj të reklamave dixhitale, të cilat tani mund t'i duhet t’i shesë pjesërisht. Pasojat janë më të rënda për Google në këtë përplasje të fundit me rregullatorët pasi ka të bëjë me prodhuesin më të madh të parave të kompanisë, me biznesin ‘adtech’ që përbënte 79% të të ardhurave totale vitin e kaluar.
Të ardhurat e saj nga reklamat për vitin 2022, përfshirë shërbimet e kërkimit, Gmail, Google Play, Google Maps, reklamat në YouTube, Google Ad Manager, AdMob dhe AdSense, arritën në 224.5 miliardë dollarë. Komisioni Europian paraqiti akuzat e tij në një deklaratë, dy vjet pas hapjes së një hetimi.
Komisionerja për Konkurrencën, Margrethe Vestager, tha se Google mund t'i duhet të shesë një pjesë të biznesit të saj ‘adtech’ si e vetmja mënyrë në ndalimin e praktikave anti-konkurruese. Ajo u shpreh se vendimi ishte i ashpër, por është një reflektim i natyrës së tregjeve, se si funksionojnë ato dhe gjithashtu pse një ‘qorim i thjeshtë’ dukej se ishte jashtë diskutimit. Vestager shtoi se BE kishte bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e konkurrencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Komisioni tha se kishte mosmarrëveshje me Google që favorizonte shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit në internet në dëm të ofruesve konkurrues të shërbimeve të teknologjisë së reklamimit, reklamuesve dhe botuesve në internet.
Google është platforma dominuese e reklamave dixhitale në botë me një pjesë të tregut prej 28% të të ardhurave globale nga reklamat, sipas ‘Insider Intelligence’. Google kishte kërkuar të zgjidhte çështjen tre muaj pas hapjes së hetimit, por rregullatorët u zhgënjyen me ritmin e ngadaltë dhe mungesën e lëshimeve thelbësore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

FED mban të pandryshuara normat e interesit - Powell: Shumë herët për të thënë se inflacioni po “tërhiqet”
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajti të pandryshuar intervalin e synuar të normës së fondeve federale në 5 % në 5.25 %, pas një vale......

Të rinjtë injorojnë portalet në internet - Instagram, TikTok dhe Snapchat, burimi kryesor i lajmeve
Një raport vjetor i Reuters për Studimet e Gazetarisë tregon ndryshime në mënyrën se si njerëzit ndjekin lajmet. Sipas këtij hulumtimi, nga viti 2018 e deri më......

Macron kritikon BE për Inteligjencën Artificiale - Franca do të investojë 7 mld euro për zhvillimin kombëtar të Inteligjencës Artificiale
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të qartë qasjen e tij ndaj aktit të Inteligjencës Artificiale të miratuar një ditë më parë nga Parlamenti Europian.......

Këta ishuj të largët europianë do t'ju paguajnë 80,000 euro për të jetuar atje, por ka një ‘kleçkë’!
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të hiqni dorë nga gjithçka dhe të ‘rishpikni’ jetën tuaj në një ishull të largët, tani mund të jetë shansi juaj. Irlanda ka......

FED rrëzon edhe naftën - Sinjalizon edhe dy rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë menjëherë pas presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell,......

Dollari pranë nivelit më të ulët në 4 javë - FED nuk ndryshon interesat, por sinjalizon 2 rritje deri në dhjetor
Dollari po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 4 javët e fundit, pasi Rezerva Federale nuk ndryshoi normat e......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin takimin e BQE, pritet rritje e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet e Bankës Qendrore Europiane, më vonë gjatë ditë së sotme.......

BE bllokon importet e grurit të Ukrainës në pesë shtete, përfshirë Poloninë!
Bashkimi Europian ka zgjatur sërish ndalimin e importeve të grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Poloninë. Masa vjen pas zemërimit dhe protestave nga......