Bota Postuar më 15 Qershor 2023, 10:35

FED mban të pandryshuara normat e interesit - Powell: Shumë herët për të thënë se inflacioni po “tërhiqet”

Nga SCAN TV
FED mban të pandryshuara normat e interesit - Powell: Shumë herët

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajti të pandryshuar intervalin e synuar të normës së fondeve federale në 5 % në 5.25 %, pas një vale prej 10 rritjesh të njëpasnjëshme që nga marsi 2022. Komiteti Federal i Tregut të Hapur u shpreh se mbajtja e qëndrueshme e diapazonit të synuar në këtë takim i lejon komitetit të vlerësojë informacionin shtesë dhe implikimet e tij për politikën monetare.

Pauza e rritjes së normave të interesit ishte e pritshme, pasi norma e rritjes nga viti në vit e indeksit të çmimeve të konsumit në SHBA u ngadalësua në 4 % në maj, nga një kulm prej 9.1 % në qershor 2022. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se është shumë herët për të thënë se inflacioni do të vazhdojë të tërhiqet edhe pse zyrtarët presin që presioni i çmimeve të qëndrojë në një prirje ftohëse. Sipas tij, rreziqet e inflacionit mbeten aktuale.

Powell shtoi se pothuajse të gjithë zyrtarët e FED presin më shumë rritje të normave këtë vit dhe vuri në dukje se edhe pse zyrtarët nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me normat në mbledhjet e ardhshme, mbledhja e korrikut e Komitetit Federal të Tregut të Hapur është një "takim i drejtpërdrejtë" që mund të sjellë një rritje tjetër të normës.

Rezerva Federale përsëriti se është fuqimisht e angazhuar për të rikthyer inflacionin në objektivin e saj prej 2 % dhe do të vazhdojë të reduktojë zotërimet e saj të letrave me vlerë të thesarit, borxhit të agjencisë dhe letrave me vlerë të mbështetura nga hipoteka e agjencisë, siç është planifikuar.

Për të zbutur inflacionin, FED ka organizuar një shtrëngim agresiv monetar duke ngritur normën e fondit federal me 500 pikë bazë në mënyrë akumuluese. Veçanërisht, politikëbërësit monetarë nga FED ngritën projeksionin e tyre të normës së fondit federal për vitin 2023 në 5.6 % nga 5.1 % në mars, gjë që tregon se FED mund të rifillojë rritjen e normës së interesit pas pauzës.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat