Bota Postuar më 15 Qershor 2023, 10:34

Të rinjtë injorojnë portalet në internet - Instagram, TikTok dhe Snapchat, burimi kryesor i lajmeve

Nga SCAN TV
Të rinjtë injorojnë portalet në internet - Instagram, TikTok

Një raport vjetor i Reuters për Studimet e Gazetarisë tregon ndryshime në mënyrën se si njerëzit ndjekin lajmet. Sipas këtij hulumtimi, nga viti 2018 e deri më sot ka pasur një rënie të numrit të personave që aksesojnë lajmet përmes ueb portaleve apo aplikacioneve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për përdoruesit e rinj, të cilët më së shumti i gjejnë lajmet përmes rrjeteve sociale, motorëve të kërkimit ose celularëve.

Llogaritë dhe profilet e njerëzve të famshëm, influencuesve apo personave të tjerë në rrjetet sociale përdoren më shumë për të marrë informacion, në vend të gazetarëve. Platformat më të njohura për marrjen e lajmeve janë TikTok, Instagram dhe Snapchat, sipas raportit të Reuters.

Sipas raportit, TikTok është platforma sociale me rritjen më të shpejtë, me 20 % të moshave 18-24 që e përdorin atë për lajme. Kjo është një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë. Më pak se një e treta e të anketuarve theksuan se përzgjedhja e lajmeve bazuar në kërkimet e mëparshme është një mënyrë e mirë për të marrë informacion. Megjithatë, njerëzit preferojnë një algoritëm për të zgjedhur lajmet e tyre në vend të redaktorëve apo gazetarëve, sipas Reuters.

Sondazhi tregon gjithashtu se besueshmëria tek lajmet ra me 2 % gjatë vitit të kaluar. Mesatarisht, 40 % e njerëzve theksojnë se në përgjithësi besojnë shumicën e lajmeve. Në të gjitha tregjet, 56 % e njerëzve thonë se janë të shqetësuar për të treguar dallimin midis lajmeve reale dhe të rreme në internet – kjo është një rritje prej 2% nga viti i kaluar.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat