Mbi 3.500 biznese “kapen mat” nga tatimet - Nuk paguan në kohë detyrimet, u bllokohen asetet

Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet ndjeshëm muaj pas muaji. Për periudhën Janar- Maj 2023, rezulton së listës së aktiviteteve që nuk kanë paguar në kohë detyrimet kundrejt administratës tatimore, i janë shtuar 3595 subjekte, duke bërë që asetet e tyre të bllokohen. Kjo shifër lidhet edhe me situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballet vendi prej një kohe të gjatë, ku rritja e çmimeve ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove për bizneset si dhe frenim te konsumit.
Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri më 31 Maj 2023 janë konkretisht 31 608 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Ndërsa fund i vitit 2022, u mbyll me 28.013 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.
Emrat e debitorëve bëhen publike me qëllim që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më parë, të cilat ende nuk janë shlyer pasi tatimet njoftojnë se pasi ky detyrim paguhet, emri fshihet nga lista.
Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se gjendja e stokut të detyrimeve që sipërmarrjet duhet të paguajnë arrin në 146.8 miliardë lekë apo 1.28 miliardë euro deri në fund të viti 2022.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Sa interesa paguajmë për borxhin e qeverisë? - 550 milionë euro, 200 euro për frymë, 750 euro për familje në vit
Buxheti i këtij viti parashikon shpenzime për interesat e borxhit të jashtëm në vlerën e 21.76 miliardë lekëve, ose rreth 200 milionë euro. Shifra rezulton të......

Shtrenjtim i energjisë për furrat e bukës? - Rikthehet debati, preken rreth 4.000 subjekte në të gjithë vendin
Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës ka rikthyer debatin për rritjen e çmimit të energjisë......

“Konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë” – Balluku: Kemi kryer reformën më të thellë të 10 viteve të fundit në dixhitalizmin e këtyre shërbimeve!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë Konferencës ndërkombëtare ‘Prokurimet e......

Importet serbe në Kosovë, rreth 18 mln euro/muaj - Kush humb dhe fiton pas ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë
Radhë kamionësh në pikën kryesore kufitare të Merdares, pasi Kosova ndaloi të mërkurën mbrëma hyrjen në territorin e saj të të gjitha automjeteve me targa të......

Mbyllet miniera më e madhe e zinkut në Europë - Arsyet kryesore, rënia e çmimit në bursa dhe rritja e kostove të përgjithshme
Kompania suedeze e minierave Boliden ka njoftuar se do të pezullojë prodhimin në minierën e zinkut Tara në Irlandë, pa specifikuar se kur mund të rifillojë......

A ju bën të plakeni më shpejt drita blu e emetuar nga ekrani i celularit?!
Shpenzimi i shumë orëve - siç bëjnë pothuajse të gjithë - duke parë celularin, ditë e natë, vetëm por edhe në shoqëri, mund të na bëjë të plakemi më shpejt.......

BE “shpërbën” sektorin e reklamave të Google - Kompania dënohet për konkurrencë të padrejtë
Google u akuzua nga rregullatorët e BE-së për praktika anti-konkurruese në biznesin e saj të reklamave dixhitale, të cilat tani mund t'i duhet t’i shesë......

FED mban të pandryshuara normat e interesit - Powell: Shumë herët për të thënë se inflacioni po “tërhiqet”
Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbajti të pandryshuar intervalin e synuar të normës së fondeve federale në 5 % në 5.25 %, pas një vale......