Shqipëria Postuar më 15 Qershor 2023, 14:01

“Konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë” – Balluku: Kemi kryer reformën më të thellë të 10 viteve të fundit në dixhitalizmin e këtyre shërbimeve!

Nga SCAN TV
“Konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në

Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë Konferencës ndërkombëtare ‘Prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme’ në Europë se “është kënaqësi e veçantë, por dhe një vlerësim shumë i rëndësishëm që Shqipëria është zgjedhur nga partnerët tanë ndërkombëtar që të jetë bashkë organizator dhe mikpritës i një konference kaq të rëndësishme”.

Sipas ministres BERZH, si një nga partnerët strategjik dhe financiarë të Qeverisë Shqiptare që ka qenë prezent, jo vetëm duke na mbështetur me paketat e kredive të buta që ofron, por nga ana tjetër duke u bërë dhe një partner në rrugëtimin tonë përsa i përket dijes, në të gjitha proceset e prokurimeve dhe të dizenjimeve të specifikimeve teknike, por edhe të ndarjes së eksperiencës që BERZH ka edhe në vend të tjera.

Balluku theksoi se sipas raportit vjetor të vitit 2022 të Komisionit Europian, Shqipëria ka bërë një përparim të mirë, veçanërisht sa i takon vijimit të procesit të miratimit të legjislacionit dytësor në zbatim të ligjit për prokurimin publik, etj..

Ministrja theksoi gjithashtu se tashmë vendi ynë ka një legjislacion modern me standarde europiane në fushën e prokurimit publik dhe ligji i ri për prokurimin publik i miratuar në vitin 2020, si dhe aktet e tjera nënligjore janë përafruar me 4 direktivat e Bashkimit Europian. “Kuadri ligjor pasqyron parimet themelore të traktatit të Bashkimit Europian për transparencën, trajtimin e barabartë, mosdiskrimimin, si dhe vlerën e parasë, ndërkohë padyshim konkurrencën e lirë, njohjen reciproke dhe proporcionalitetin,” tha ajo.

Balluku theksoi se gjatë 2 viteve të fundit Komisioni i Prokurimit Publik me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare dhe padyshim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ka kryer reformën më të thellë të 10 viteve të fundit në dixhitalizmin e këtyre shërbimeve. “Një analizë e realizuar nga komisioni publik tregon se kjo reformë i kursen çdo vit operatorëve ekonomikë mbi 50 mijë euro dhe ajo që është më e rëndësishme i kursen 6 mijë kilometra rrugë për dorëzimin e dokumenteve. Tashmë gjithçka mund të kryhet online. Në vitin 2023 mbi 50% e ankimuesve kanë zgjedhur të dorëzojnë ankesat online në krahasim me 40% që kishim në vitin e kaluar, pra në 2022 duke pasur parasysh që nuk është një detyrim ligjor, pra është një zgjedhje midis dorëzimit dixhital apo dorëzimit fizik.”

Të gjitha zhvillimet dhe arritjet në një fushë kaq të rëndësishme siç është ajo e prokurimit publik “kanë marrë vlerësime dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha Balluku duke shtuar se “kjo na bën të jemi besimplotë se jemi në rrugën e duhur për të ngritur një sistem të prokurimit publik të hapur, transparent dhe të qëndrueshëm, që prodhon konkurrencë të drejtë dhe të shtuar mes kompanive garuese nga një anë dhe siguron ofertën më cilësore për shtetin nga ana tjetër. Jemi të ndërgjegjshëm për punët që kemi përpara, por ne sfidat i marrim me optimizëm dhe kemi besim që do ta garantojmë gjithçka që ne kemi premtuar, sidomos për sa i përket prokurimit publik me standardet më të mira ndërkombëtare.”

Balluku u shpreh gjithashtu se “për Shqipërinë një sistem i qëndrueshëm dhe transparent i prokurimit publik është një sistem i cili kontribuon direkt në ekonominë e një vendi që ka dëshirë të rritet, që ka dëshirë të akomodohet dhe të trajtohet si një vend i barabartë me të gjitha vendet e tjera europiane.”

E . S / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat