Euro tenton “revanshin” ndaj lekut - Për të katërtën ditë në radhë fiton rreth 3 pikë. “Ringrihet” edhe dollari

Pasi preku “fundin” gjatë këtij viti në nivelin 105.62 lekë, monedha e përbashkët europiane po tenton të ringrihet. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer mesatarisht 107.87 lekë, duke u shitur me 107.41 dhe blerë me 108.31 lekë. Ndërkohë, në tregun e lirë valutor të enjten në orët e mesditës euro u ble me 107.4 dhe u shit me 108.4 lekë. Që nga fillimi I këtij viti, kur preku nivelin më të lartë prej 117.46 lekë, monedha e përbashkët europiane ka regjistruar një zhvlerësim të shpejtë prej gati 12 lekë.
Pothuajse të njëjtën ecuri ka patur nga fillimi i vitit edhe dollari amerikan ku më 6 janar preku pikën më të lartë prej 111.75 lekë dhe më 9 qershor atë më të ulët prej 98.07 lekë. Një zhvlerësim disi më i “përmbajtur” ndaj monedhës sonë prej 3 pikësh. Ndërsa të enjten në mesditë u tregtua mesatarisht 99.47 lekë.
Rënia e këtyre dy valutave kryesore botërore u detyrohet prurjeve të mëdha të valutës në treg. Sektori që është prekur më shumë nga zhvlerësimi i euros, por edhe i dollarit amerikan, janë eksportuesit, përfshirë ata të shërbimeve dhe mallrave. Sipas të dhënave nga shoqata “Proeksport Albania”, vetëm për industrinë e veshjeve dhe këpucëve e cila mban peshën kryesore humbjet nga kursi i këmbimit nga muaji Janar deri Maj 2023 llogariten rreth 11 milionë euro, ndërsa pritshmëria është që për muajin Qershor të jenë dhe 3 milion euro të tjera humbje.
Për të lehtësuar eksportuesit, qeveria ka vendosur që tatimpaguesit eksportues, të cilët në vitin 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet, nuk do të paguajnë këstet që parapaguhen në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të vitit 2023 si dhe do të reduktohen afatet për rimbursimin e TVSH-së. Por sipas kompanive, kjo ndërhyrje nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur situatën.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të organizuar këtë të hënë nga shoqata “Proeksport Albania”, është kërkuar urgjentisht subvencion për të kompensuar humbjet. Ndërkohë, bizneset do të hartojnë kërkesat zyrtare adresuar Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë për secilin nga sektorët.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Avancon projekti për TEC privat - Gazi do të merret nga Greqia, fuqia e instaluar e impiantit është 170 MW
Projekti për ndërtimin e një termocentrali privat ka avancuar me procedurat për marrjen e lejes së mjedisit, teksa pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është......

Mbi 3.500 biznese “kapen mat” nga tatimet - Nuk paguan në kohë detyrimet, u bllokohen asetet
Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet......

Sa interesa paguajmë për borxhin e qeverisë? - 550 milionë euro, 200 euro për frymë, 750 euro për familje në vit
Buxheti i këtij viti parashikon shpenzime për interesat e borxhit të jashtëm në vlerën e 21.76 miliardë lekëve, ose rreth 200 milionë euro. Shifra rezulton të......

Shtrenjtim i energjisë për furrat e bukës? - Rikthehet debati, preken rreth 4.000 subjekte në të gjithë vendin
Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës ka rikthyer debatin për rritjen e çmimit të energjisë......

“Konferenca mbi prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Europë” – Balluku: Kemi kryer reformën më të thellë të 10 viteve të fundit në dixhitalizmin e këtyre shërbimeve!
Zëvendëskryeministrja e vendit, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot gjatë Konferencës ndërkombëtare ‘Prokurimet e......

Importet serbe në Kosovë, rreth 18 mln euro/muaj - Kush humb dhe fiton pas ndalimit të hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë
Radhë kamionësh në pikën kryesore kufitare të Merdares, pasi Kosova ndaloi të mërkurën mbrëma hyrjen në territorin e saj të të gjitha automjeteve me targa të......

Mbyllet miniera më e madhe e zinkut në Europë - Arsyet kryesore, rënia e çmimit në bursa dhe rritja e kostove të përgjithshme
Kompania suedeze e minierave Boliden ka njoftuar se do të pezullojë prodhimin në minierën e zinkut Tara në Irlandë, pa specifikuar se kur mund të rifillojë......

A ju bën të plakeni më shpejt drita blu e emetuar nga ekrani i celularit?!
Shpenzimi i shumë orëve - siç bëjnë pothuajse të gjithë - duke parë celularin, ditë e natë, vetëm por edhe në shoqëri, mund të na bëjë të plakemi më shpejt.......