Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2023, 09:51

Java mbyllet pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundin – Dollari amerikan i rikthehet rënies!

Nga SCAN TV
Java mbyllet pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundin –

Dollari amerikan i është rikthyer sërish sot kurbës zbritëse teksa është blerë këtë të premte me 98.2 lekë dhe është shitur me 99.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke e mbyllur kështu këtë javë negativisht.

Monedha europiane ndërkaq ka regjistruar një rritje relativisht të ndjeshme që nga fillimi i kësaj jave teksa është blerë sot me 107.4 lekë dhe është shitur me 108.3 lekë nga një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu ka rikuperuar disi pikë nga dita e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 109.3 lekë dhe duke u shitur me 110.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor teksa e mbyll edhe ajo pozitivisht këtë javë.

Paundi britanik ka regjistruar edhe ai një rritje të konsiderueshme të vlerë duke e krahasuar me ditën e hënë të kësaj jave teksa është blerë këtë të prëemte me 124.9 lekë dhe është shitur me 126 lekë.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat