Ekonomia gjermane drejt tkurrjes - Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë!

Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta interesi do të bëjnë që ekonomia gjermane këtë vit të tkurret. Produkti i brendshëm bruto pritet të bjerë me 0.3 për qind, parashikon Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) në analizën për verën të publikuar më 15.06. Në pranverë ende supozohej se do të kishte një rritje prej 0.5 %.
Edhe Instituti RWI me qendër në Essen e uli parashikimin e tij nga plus 0.2 në minus 0.3 %, ndërsa instituti DIW në Berlin pret një minus prej 0.2 %. Për krahasim: qeveria federale pret rritje prej 0.4 për qind. Për vitin e ardhshëm institutet tani presin rritje deri në 2.0 %.
"Nisur nga kriza e rëndë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë dhe gaz nga Rusia, ekonomia gjermane po ecën mirë duke konfirmuar aftësinë e saj për t'u përshtatur shpejt me rrethanat e reja," tha presidenti i IfW-së, Moritz Schularick. "Por është gjithashtu e qartë se kriza energjetike ka lënë gjurmën e saj”. Megjithatë, perspektiva për ekonominë është më e mirë se sa sugjeron norma vjetore negative, shtoi ai.
Produkti i brendshëm bruto u tkurr në fund të vitit 2022 duke vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2023. Gjermania - ekonomia më e madhe e Evropës - është mbërthyer nga recesioni. Sipas një studimi rreziku për një recesion veror është rritur ndjeshëm.
Nga muaji qershor deri në fund të gushtit probabiliteti për recesionin është rritur në 49.3 për qind, tha Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ciklin e Biznesit (IMK), i cili është i afërt me sindikatave.
Në maj recesioni ishte ende 37.6 % dhe sipas ekspertëve rritja e përsëritur e dukshme për probabilitetin e recesionit tregon se prodhimi ekonomik në Gjermani është në rastin më të mirë në stanjacion në tremujorin e dytë.
Pavarësisht rënies ekonomike ekspertët e Institutit për Ekonominë Botërore (IfW) me qendër në Kiel presin që tregu i punës të mbetet i fuqishëm. Numri i personave të punësuar pritet të rritet me më shumë se 350,000 këtë vit. Shkalla e papunësisë do të rritet në 5.6 për qind, por vitin e ardhshëm do të bjerë përsëri në nivelin e vitit 2022 prej 5.3 për qind.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 75 USD - Çmimet mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe dobësimi i dollarit
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga parashikimet se kërkesa për energji në Kinë do të rritet gjatë këtij......

Euro dhe paundi forcohen përballë dollarit - Banka Qendrore Europiane rrit normën bazë të interesit në 3.5%
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por të enjten euro u forcua ndjeshëm përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore......

Sa peshk konsumojnë shqiptarët në vit? - Prodhimi kombëtar i pamjaftueshëm, përcaktohen 18 zona për akuakulturën
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me vijë të gjatë bregdetare dhe akuakultura është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, sërish konsumi i peshkut nga......

Euro tenton “revanshin” ndaj lekut - Për të katërtën ditë në radhë fiton rreth 3 pikë. “Ringrihet” edhe dollari
Pasi preku “fundin” gjatë këtij viti në nivelin 105.62 lekë, monedha e përbashkët europiane po tenton të ringrihet. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka......

Avancon projekti për TEC privat - Gazi do të merret nga Greqia, fuqia e instaluar e impiantit është 170 MW
Projekti për ndërtimin e një termocentrali privat ka avancuar me procedurat për marrjen e lejes së mjedisit, teksa pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është......

Mbi 3.500 biznese “kapen mat” nga tatimet - Nuk paguan në kohë detyrimet, u bllokohen asetet
Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet......

Sa interesa paguajmë për borxhin e qeverisë? - 550 milionë euro, 200 euro për frymë, 750 euro për familje në vit
Buxheti i këtij viti parashikon shpenzime për interesat e borxhit të jashtëm në vlerën e 21.76 miliardë lekëve, ose rreth 200 milionë euro. Shifra rezulton të......

Shtrenjtim i energjisë për furrat e bukës? - Rikthehet debati, preken rreth 4.000 subjekte në të gjithë vendin
Tregtimi i prodhimeve të brumit, pastiçerisë apo produkteve të tjerë ushqimorë nga furrat e bukës ka rikthyer debatin për rritjen e çmimit të energjisë......