Bota Postuar më 16 Qershor 2023, 09:36

Nafta, e qëndrueshme pranë 75 USD - Çmimet mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe dobësimi i dollarit

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 75 USD - Çmimet mbështetet nga

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga parashikimet se kërkesa për energji në Kinë do të rritet gjatë këtij viti. Edhe dobësimi i dollarit amerikan ka ofruar një mbështetje për çmimet.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 70 dollarë për fuçi. Të dhënat e publikuara në Kinë treguan se prodhimi i naftës nga rafineritë u rrit me 15.4% gjatë majit, krahasuar me një vit më parë. Analistët parashikojnë se kërkesa për naftë në ekonominë e dytë më të madhe në botë do të vijojë të rritet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ndërkohë, të dhënat e publikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan se shitjet me pakicë u rritën gjatë majit. Njëkohësisht rënia e dollarit në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit ka mbështetur çmimet sepse i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera.

Në anën tjetër, fitimet janë kufizuar nga vendimi i BQE për të rritur normën bazë të interesit në 3.5%, niveli më i lartë në 22 vitet e fundit. Interesat më të larta rrisin koston e huamarrjes për konsumatorët, duke ngadalësuar ekonominë dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat