Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët po llogarisin efektet e rritjes së interesave nga BQE

Bursat europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa investitorët po përllogarisin efektet që do të ketë vendimet e fundit të Bankës Qendrore Europiane.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Sektori minerar kryeson fitimet, në rritje me rreth 0.6%, ndërsa ai i shitjeve me pakicë është në rënie me rreth 0.3%. Në takimin e së enjtes, Banka Qendrore Europiane rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, duke e çuar në 3.5%.
Në konferencën për mediat, shefja e BQE, Christine Lagarde tha se “nuk po mendojnë të ndalojmë me rritjen e interesave”, duke sinjalizuar se një tjetër rritje mund të vijë në korrik.
Ndërkohë, Banka e Japonisë e mbajti të pandryshuar politikën e saj ultra lehtësuese, pavarësisht inflacionit të lartë. Banka Qendrore e mbajti normën bazë të interesit -0.1%, në linjë me parashikimet e analistëve.
SCAN
Sondazh

Java mbyllet pozitivisht për Euron, Frangën dhe Paundin – Dollari amerikan i rikthehet rënies!
Dollari amerikan i është rikthyer sërish sot kurbës zbritëse teksa është blerë këtë të premte me 98.2 lekë dhe është shitur me 99.7 lekë sipas kursit të......

Ekonomia gjermane drejt tkurrjes - Inflacioni e ka ulur dëshirën e konsumatorëve për të blerë!
Sipas parashikimeve të instituteve kryesore për hulumtimin e ekonomisë në Gjermani, inflacioni i lartë, një ekonomi e dobët globale dhe norma më të larta......

Nafta, e qëndrueshme pranë 75 USD - Çmimet mbështetet nga rritja e kërkesës në Kinë dhe dobësimi i dollarit
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga parashikimet se kërkesa për energji në Kinë do të rritet gjatë këtij......

Euro dhe paundi forcohen përballë dollarit - Banka Qendrore Europiane rrit normën bazë të interesit në 3.5%
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të javës, por të enjten euro u forcua ndjeshëm përballë dollarit amerikan, pasi Banka Qendrore......

Sa peshk konsumojnë shqiptarët në vit? - Prodhimi kombëtar i pamjaftueshëm, përcaktohen 18 zona për akuakulturën
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me vijë të gjatë bregdetare dhe akuakultura është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, sërish konsumi i peshkut nga......

Euro tenton “revanshin” ndaj lekut - Për të katërtën ditë në radhë fiton rreth 3 pikë. “Ringrihet” edhe dollari
Pasi preku “fundin” gjatë këtij viti në nivelin 105.62 lekë, monedha e përbashkët europiane po tenton të ringrihet. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka......

Avancon projekti për TEC privat - Gazi do të merret nga Greqia, fuqia e instaluar e impiantit është 170 MW
Projekti për ndërtimin e një termocentrali privat ka avancuar me procedurat për marrjen e lejes së mjedisit, teksa pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është......

Mbi 3.500 biznese “kapen mat” nga tatimet - Nuk paguan në kohë detyrimet, u bllokohen asetet
Ky vit duket se nuk ka nisur mbarë për bizneset që ushtrojnë aktivitet në vend, pasi numri i subjekteve që nuk paguajnë detyrimet tatimore ka vijuar të rritet......