Scholz kërkon zgjedhje të reja në komunat serbe!

Kancelari gjerman Olaf Scholz shpreson që Serbia dhe Kosova do të arrijnë të jetësojnë Marrëveshjen e Ohrit. Në kuadër të një konference shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, kancelari iu përgjigj pyetjes: a janë sanksionet rruga e duhur për t’i detyruar palët drejt shtensionimit të situatës:
"Ekziston një marrëveshje e propozuar dhe negociuar nga dy vendet që pasqyron një kontratë që do të rregullojë bazat e marrëdhënieve dhe që tani duhet të vihet në jetë. Kjo përfshin një seri të tërë marrëveshjesh dhe ato tani duhet të zbatohen. Nga këndvështrimi ynë, është e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në çtensionim, që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë, që të ketë një pjesëmarrje të lartë dhe që të zgjedhurit të mos jenë vetëm të zgjedhur formalisht, por që aty të jenë aktivë bashkiake dhe bashkiakë legjitimë, që të zbatohet pjesa e marrëveshjes mbi Asociacionin e Komunave Serbe. Kjo duhet bërë tani. Ne po bëjmë përpjekje që këtë ta kuptojnë të gjithë. Kjo vlen për Bashkimin Evropian dhe të ngarkuarin e Komisionit. Kjo vlen për Francën, Gjermaninë, Italinë dhe SHBA-të, të cilat janë të përfshira shumë intensivisht në këtë proces. Prandaj edhe unë mbetem me shpresë se të gjithë do të kemi së bashku sukses dhe se të gjithë pjesëmarrësit në terren do të japin kontributin e tyre për fqinjësi të mirë mes të dy vendeve".
Të enjten dhe të premten, në Bruksel zhvillohet takimi i radhës i Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe situata e tensionuar në veri të Kosovës. Siç u ra dakord në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, në fillim të javës, në Luksemburg, BE do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë në se nuk shënojnë përparim në shtensionimin e situatës. Masat parashikohen të jenë politike e financiare. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Nis punën Task Force e AKU - Krifca: 100 inspektorë të dedikuar për sezonin veror në garantimin e sigurisë ushqimore
Ka nisur punën ekipi i Task Forcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i......

Nafta, e qëndrueshme pranë 74 USD - Rezervat e naftës në SHBA ranë me 9.6 milion fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, me një tendencë në rënie të lehtë, për shkak se investitorët presin norma më të larta interesi nga bankat......

Komentet e FED mbështesin dollarin - Powell: Inflacioni nuk do të shkojë në objektiv deri në vitin 2025
Dollari është forcuar në sesionin e së mërkurës, ndërsa sot po shfaqet i qëndrueshëm, pasi gjeti një mbështetje nga komentet e bëra nga shefi i Rezervës......

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Rriten me rreth 5%, gjatë qershorit, teknologjia realizon fitimet më të mëdha
Bursat europiane kanë ndryshuar shumë pak në fillim të sesionit të sotëm, për shkak se investitorët po vlerësojnë komentet e bankierëve qëndrore, të cilat......

Rikuperon Dollari amerikan ndërsa vazhdon ‘rënia e lirë’ për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka rikuperuar këtë mëngjes teksa ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 97.3 lekë dhe......

Më pak azilkërkues shqiptarë në prill - Vetëm 713 aplikime, por vijojmë të kryesojmë rajonin
Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti ra me......

A do të jenë më joshëse bonot e thesarit? - Rënie drastike e interesave këtë javë në 3.09%. Shumë pranë depozitave bankare
Yield-et e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar tendencën rënëse këtë javë, por me një rënie drastike duke ju afruar normës bazë të interesit, ashtu si dhe......

Bizneset, dorëzimi i pasqyrave financiare deri më 31 korrik - Do të vendosen gjoba deri në 15 mijë lekë për shkelje të afateve
Bizneset kanë maksimumi një muaj afat për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën......