Europa Postuar më 29 Qershor 2023, 10:11

Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Rriten me rreth 5%, gjatë qershorit, teknologjia realizon fitimet më të mëdha

Nga SCAN TV
Bursat europiane, me ndryshime të vogla - Rriten me rreth 5%, gjatë

Bursat europiane kanë ndryshuar shumë pak në fillim të sesionit të sotëm, për shkak se investitorët po vlerësojnë komentet e bankierëve qëndrore, të cilat thanë në Forumin e organizuar nga Banka Qendrore Europiane, se do të vijojnë me rritjen e interesave, për të luftuar inflacionin e lartë.

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori i udhëtimeve kryeson humbjet, në rënie me 0.8%. Në konferencën e Sintras në Portugali, Presidentja e BQE, Christine Lagarde, Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey dhe presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaruan sa do të rrisin më tej interesat, pavarësisht rreziqeve të rritjes ekonomike.

Gjithashtu, Lagarde shprehu edhe mundësinë që ekonomia e Eurozonës të futet në recesion, gjatë këtij viti. Gjatë këtij muaji, ndërkohë, indeksi STOXX 600 ka fituar rreth 5% të vlerës, ndërsa sektori i teknologjisë ka realizuar performancën më të mirë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......