A do të jenë më joshëse bonot e thesarit? - Rënie drastike e interesave këtë javë në 3.09%. Shumë pranë depozitave bankare

Yield-et e letrave me vlerë të Qeverisë kanë vijuar tendencën rënëse këtë javë, por me një rënie drastike duke ju afruar normës bazë të interesit, ashtu si dhe normave të depozitave bankare.
Në ankandin e kësaj jave, norma mesatare e interesit të bonove me afat maturimi 12-mujor ra në 3.09% nga 3.29% në ankandin e mëparshëm të zhvilluar më 20 qershor. Për ta kuptuar sa e fortë është rënia, sjellim në vëmendje që në ankandin e parë të këtij viti, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore ishte 5.34%.
Kërkesa shumë e lartë për të investuar në bono 12-mujore ka shoqëruar çdo ankand, ashtu si edhe atë të kësaj jave. Shuma e shpallur nga Ministria e Financave ishte 7 miliardë lekë, ndërsa kërkesa nga investitorët mbi 11 miliardë lekë. Shifrat janë të ngjashme me ato të ankandit të mëparshëm të 20 qershorit. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 7.5 miliardë lekë, ndërkohë që investitorët kërkuan 12.2 miliardë lekë.
Oferta kaq të larta për të investuar në letra me vlerë të Qeverisë vijnë për shkak të vëmendjes së shtuar të individëve për këtë instrument. Sipas të dhënave zyrtare, për pjesën e parë të vitit ata dyfishuan transaksionet në tregun e letrave me vlerë të Qeverisë krahasuar me një vit më parë. Pati raste të shumta kur individët tërhoqën depozitat bankare për t’i investuar në bono thesari e obligacione. Nga ana e tyre bankat reaguan duke rritur normat e interesave të depozitave.
Aktualisht, sistemi bankar ofron paketa të ndryshme ku vërehen edhe norma 3% për afate të mesme. Me normën aktuale prej 3.09%, fare pranë normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë, bonot e thesarit zor se do të joshin më individët t’i shohin ato si një instrument i kënaqshëm investimi.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Bizneset, dorëzimi i pasqyrave financiare deri më 31 korrik - Do të vendosen gjoba deri në 15 mijë lekë për shkelje të afateve
Bizneset kanë maksimumi një muaj afat për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën......

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës - Konsumi sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara......

Turizmi shton flukset, kontratat e sigurimit kufitar rriten 19.9% - Janar-maj, shqiptarët paguan rreth 47 milionë euro për të siguruar makinat
Rritja e flukseve të turistëve këtë vit është reflektuar në numrin e mjeteve që hyjnë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare,......

Cili është trendi i industrisë ushqimore? - Bujqësia mban “flamurin” e rritjes, blegtoria dhe peshkimi prodhon më pak
Bujqësia, blegtoria dhe peshkimi janë tre sektorët kryesore të ekonomisë së ushqimit në vend dhe ecuria e tyre tregon edhe trendin e përgjithshëm se çfarë dhe......

Kush është Fabio Panetta? - Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Italisë nis detyrën më 1 nëntor 2023
Me propozimin e kryeministres, Giorgia Meloni dhe mbështetjen unanime të këshillit të lartë të Bankës së Italisë, Fabio Panetta është emëruar guvernator i......

Markat e mëdha mbështesin padashur përmbajtjen e padëshiruar të gjeneruar nga IA në internet me reklamat e tyre!
Interneti nuk është i mbushur vetëm me përmbajtje të cilësisë së ulët, por edhe me përmbajtje mashtruese, dezinformata ose krejtësisht të rreme.......

OBSH: 36 milionë njerëz në rajonin europian po jetojnë me simptoma të gjata të COVID!
Rreth 36 milionë njerëz që jetojnë në Europë dhe në disa pjesë të Azisë Qendrore mund të kenë përjetuar një kohë të gjatë COVID në tre vitet që nga fillimi i......

Negociatorët e BE-së arrijnë marrëveshje për të rregulluar përdorimin e të dhënave!
Akti Europian i të Dhënave u propozua nga Komisioni në shkurt 2022 për të krijuar rregulla të harmonizuara në të 27 shtetet anëtare të bllokut. Ai synon të......