Bizneset, dorëzimi i pasqyrave financiare deri më 31 korrik - Do të vendosen gjoba deri në 15 mijë lekë për shkelje të afateve

Bizneset kanë maksimumi një muaj afat për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën me dije se “brenda datës 31 Korrik 2023, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme, në rastet kur mbajtja e tyre është detyrim: Pasqyrat financiare vjetore; Raportin e ecurisë së veprimtarisë; dhe Raportin e auditimit”.
Qendra Kombëtare e Biznesit thekson se “pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre”. Dorëzimi i tyre mund të behet përmes shërbimit online “ Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)’’ në e-albania.
Sipas ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15.000 lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës - Konsumi sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë
Në Shqipëri konsumi i mishit përfaqëson plot 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Eurostat, të analizuara dhe përpunuara......

Turizmi shton flukset, kontratat e sigurimit kufitar rriten 19.9% - Janar-maj, shqiptarët paguan rreth 47 milionë euro për të siguruar makinat
Rritja e flukseve të turistëve këtë vit është reflektuar në numrin e mjeteve që hyjnë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare,......

Cili është trendi i industrisë ushqimore? - Bujqësia mban “flamurin” e rritjes, blegtoria dhe peshkimi prodhon më pak
Bujqësia, blegtoria dhe peshkimi janë tre sektorët kryesore të ekonomisë së ushqimit në vend dhe ecuria e tyre tregon edhe trendin e përgjithshëm se çfarë dhe......

Kush është Fabio Panetta? - Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Italisë nis detyrën më 1 nëntor 2023
Me propozimin e kryeministres, Giorgia Meloni dhe mbështetjen unanime të këshillit të lartë të Bankës së Italisë, Fabio Panetta është emëruar guvernator i......

Markat e mëdha mbështesin padashur përmbajtjen e padëshiruar të gjeneruar nga IA në internet me reklamat e tyre!
Interneti nuk është i mbushur vetëm me përmbajtje të cilësisë së ulët, por edhe me përmbajtje mashtruese, dezinformata ose krejtësisht të rreme.......

OBSH: 36 milionë njerëz në rajonin europian po jetojnë me simptoma të gjata të COVID!
Rreth 36 milionë njerëz që jetojnë në Europë dhe në disa pjesë të Azisë Qendrore mund të kenë përjetuar një kohë të gjatë COVID në tre vitet që nga fillimi i......

Negociatorët e BE-së arrijnë marrëveshje për të rregulluar përdorimin e të dhënave!
Akti Europian i të Dhënave u propozua nga Komisioni në shkurt 2022 për të krijuar rregulla të harmonizuara në të 27 shtetet anëtare të bllokut. Ai synon të......

Grabiten mbi 200 mld dollarë fonde të pandemisë - Fondet federale ishin destinuar për të ndihmuar bizneset e vogla në SHBA
200 miliardë dollarë të destinuara si mbështetje për bizneset e vogla gjatë pandemisë së Covid, janë vjedhur nga mashtruesit. Nga kjo shumë vetëm 30 miliardë......