Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2023, 13:55

Turizmi shton flukset, kontratat e sigurimit kufitar rriten 19.9% - Janar-maj, shqiptarët paguan rreth 47 milionë euro për të siguruar makinat

Nga SCAN TV
Turizmi shton flukset, kontratat e sigurimit kufitar rriten 19.9% - Janar-maj,

Rritja e flukseve të turistëve këtë vit është reflektuar në numrin e mjeteve që hyjnë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-maj 2023, pati një rritje 7.63% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-maj 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 19.92%.

Sigurimi kufitar i mjetit motorrik është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorrik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Siguruesi merr përsipër përgjegjësinë civile të të Siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.

Rritje shumë më të fortë ka shënuar produkti kartoni jeshil, i cili, paguhet nga drejtuesit e mjeteve që dalin nga Shqipëria. Për periudhën janar-maj 2023 ky produkt pati një shtim prej 7.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 55.38% krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Sa i përket tregut të sigurimeve të mjeteve në tërësi, Primet e sigurimit të detyrueshëm motorrik, gjatë muajit janar-maj 2023 arritën rreth 4,7 miliardë lekë, rreth 47 milionë euro, ose 8.12% më shumë se në muajin janar-maj 2022. Produkti MTPL e brendshme, siç njihet ndryshe sigurimi i detyrueshëm i automjeteve, për muajt janar-maj 2023, pati një rritje prej 8.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat