Grabiten mbi 200 mld dollarë fonde të pandemisë - Fondet federale ishin destinuar për të ndihmuar bizneset e vogla në SHBA

200 miliardë dollarë të destinuara si mbështetje për bizneset e vogla gjatë pandemisë së Covid, janë vjedhur nga mashtruesit. Nga kjo shumë vetëm 30 miliardë dollarë janë mundur të rekuperohen nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit
Mbi 200 miliardë dollarë fonde federale të destinuara për të ndihmuar bizneset e vogla që përballeshin me pasojat e pandemisë së Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë grabitur.
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm vlerësoi në një raport të ri se të paktën 17% e 1.2 trilion dollarëve të disbursuara nga Administrata e Biznesit të Vogël mund të jenë grabitur nga persona mashtrues.
Më shumë se 136 miliardë dollarë nga programi i huasë për katastrofa për dëme ekonomike dhe 64 miliardë dollarë nga kreditë e Programit për Mbrojtjen e Pagave janë vjedhur, sipas të dhënave të isnpektoriatit të përgjithshëm. Në total, u shpërndanë 400 miliardë dollarë në grante dhe 800 miliardë dollarë në hua të Programit të Mbrojtjes së Pagave gjatë kohëzgjatjes së programeve.
Inspektoriati i përgjithshëm tha se një numër dërrmues mashtruesish të tërhequr nga paratë e lehta mundën të përfitonin nga programet për shkak se u lehtësuan kontrollet e brendshme në nxitimin për të shpërndarë ndihmë për bizneset e vogla që po luftonin për mbijetesë gjatë mbylljes së pandemisë.
Shifrat e publikuara tregojnë se 12% e kredive shkuan për huamarrësit të cilët janë në vonesë, shumica e të cilëve janë biznese reale që janë mbyllur ose thjesht nuk patën mundësi të shlyenin detyrimet e tyre financiare. Rreth 74% e bizneseve ose i kanë shlyer plotësisht ose kanë filluar të shlyejnë kreditë e tyre ndërsa 14% janë ende në periudhën e shtyrjes së afateve .
Sipas raportit, hetimet e zyrës së inspektoriatit të përgjithshëm kanë çuar në më shumë se 1 mijë aktakuza, 803 arrestime dhe 529 dënime në lidhje me mashtrime në programet e kredisë. Këto hetime kanë çuar në sekuestrimin ose kthimin e kredive të vjedhura prej afro 30 miliardë dollarësh nga agjencitë federale të zbatimit të ligjit.
Sipas raportit, zyra e inspektoriatit të përgjithshëm po punon ende për dhjetëra mijëra pista hetimore për shpërdorime, mashtrime dhe abuzime në programet e kredisë. Mijëra nga këto hetime pritet të vazhdojnë për vite me rradhë.
Programi për Mbrojtjen e Pagave ofroi kredi të garantuara për bizneset e vogla, individët dhe organizatat jofitimprurëse që mund të faleshin nëse huamarrësi plotësonte disa kushte. Programi i huasë për dëmtime ekonomike nga katastrofat siguroi kredi me interes të ulët dhe me normë fikse për të ndihmuar bizneset e vogla dhe organizatat e tjera për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve të tyre operative.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Spanja stimulon automjetet elektrike - Qeveria ul taksat për ata që zgjedhin këtë alternativë
Spanja do të rimbursojë deri në 15% të tatimit mbi të ardhurat për njerëzit që blejnë një automjet elektrik përpara fundit të vitit për të inkurajuar një......

Si Europa po merr politikisht një drejtim të fortë djathtas?!
Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë......

BQE paralajmëron për uljen e normave të interesit - “Duhet kujdes i shtuar në tregje në dy vitet e ardhshme!”
Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Europiane, Philip Lane, paralajmëroi tregjet kundër uljes së normave të interesit brenda dy viteve të ardhshme. Në fillim......

BE pritet të bëjë një hap gjigant drejt euros dixhitale - Projekt i diskutuar nga publiku, politikanët dhe bankat
BE-ja pritet të ndërmarrë hapin tjetër vendimtar drejt lançimit të një versioni dixhital të euros, një projekt i diskutueshëm që është sulmuar nga publiku,......

FMN, “detyra shtëpie” për Maqedoninë e Veriut: “Miratoni reformën tatimore. Të hiqen subvencionet për energjinë”!
Pas përfundimit të takimeve me zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport ku “skanon” situatën ekonomike.......

“Mali i Zi, të rregullojë strategjinë e rritjes ekonomike” - Apeli i Bankës Botërore/ Të hiqen barrierat rregullatore
Nëse Mali i Zi, vend aspirant për në BE nuk miraton një strategji të re të rritjes ekonomike që do të nxiste produktivitetin dhe kapitalin njerëzor, të......

Bankat qendrore, humbje në rezerva gjatë 2022 - Sondazhet nuk parashikojnë një rimëkëmbje të shpejtë
Bankat qendrore globale shënuan humbje në rezerva në vitin 2022, sipas sondazheve më të fundit, të dhënat e të cilave theksojnë se nuk shihet një rimëkëmbje e......

Rrugët vdekjeprurëse të BE-së: Numri i viktimave në aksidente rritet për herë të parë në një dekadë!
Vdekjet rrugore në BE u rritën me 6% pas një dekade rënie të vazhdueshme, tregojnë të dhënat më të fundit, me disa vende të Europës Lindore që kanë numrin më......