Bota Postuar më 28 Qershor 2023, 10:06

Bankat qendrore, humbje në rezerva gjatë 2022 - Sondazhet nuk parashikojnë një rimëkëmbje të shpejtë

Nga SCAN TV
Bankat qendrore, humbje në rezerva gjatë 2022 - Sondazhet nuk

Bankat qendrore globale shënuan humbje në rezerva në vitin 2022, sipas sondazheve më të fundit,  të dhënat e të cilave theksojnë se nuk shihet një rimëkëmbje e shpejtë në horizont. Ndërkohë rreth 38% e menaxherëve të rezervës presin një recesion global gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Sipas sondazheve më të fundit, bankat qendrore globale regjistruan humbje në menaxhimin e rezervave të tyre vitin e kaluar mes alokimeve të rënda të obligacioneve që morën një goditje të madhe pas shtrëngimit agresiv të politikës monetare në mbarë botën.

Rreth 40% e menaxherëve të rezervave, të anketuar, thanë se do të duhen një deri në dy vjet për të rikuperuar humbjet në vitin 2022, ndërsa gati një e katërta besojnë se do të duhen dy deri në pesë vjet.

Forumi Zyrtar i Institucioneve Monetare dhe Financiare, një organizatë që ndjek politikën bankare qendrore dhe ekonomike, anketoi 75 menaxherë rezervash që mbikëqyrnin rreth 5 trilion dollarë aktive, ose rreth një e treta e totalit të rezervave globale që aktualisht vlerësohen në 15 trilion dollarë. Rezervat aktuale janë ulur nga një kulm prej 15.7 trilion dollarësh në fund të vitit 2021.

Ndërhyrjet valutore vitin e kaluar nga autoritetet monetare për të mbështetur njësitë e tyre financiare kundrejt një dollari në rritje kanë kontribuar gjithashtu në humbjet e portofolit në rezervat e bankës qendrore, sipas të dhënave të raportit të forumit.

Për shembull, tregu i obligacioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më i madhi në botë, shënoi vitin më të keq të regjistruar ndonjëherë në 2022 - shin, sipas konfirmimeve të strategëve të obligacioneve. Kjo pasi Rezerva Federale ndërmori rritje të shumta prej 75 pikësh bazë gjatë vitit të kaluar për të frenuar inflacionin e lartë, përpara se të ngadalësonte ritmin e saj.

Megjithatë, pavarësisht humbjeve të shkaktuara nga zotërimet e obligacioneve, menaxherët e rezervave po planifikojnë të rrisin alokimin në këtë treg, së bashku me arin, gjatë dy viteve të ardhshme, duke ushqyer shqetësimet për një ngadalësim global.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 32% e menaxherëve të rezervës planifikojnë të rrisin alokimin e obligacioneve gjatë dy viteve të ardhshme, krahasuar me 5% në 2021 - shin dhe 10% në 2022 - shin.

Frika nga stagflacioni, një skenar i karakterizuar nga inflacioni i lartë, si dhe rritja e ngadaltë dhe papunësia, po e çon atë frikë drejt një situate të sigurtë, sipas analistëve. Rreth 38% e menaxherëve të rezervës presin një recesion global gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Qershor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!

Dollari amerikan vijon të humbasë vlerën e tij në raport me monedhën vendase edhe këtë të mërkurë teksa është blerë këtë mëngjes me 96.8 lekë dhe është shitur......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat