Zero taksë për qumështin pluhur që futet në Shqipëri! Kushti: Vetëm nëse tregohet në etiketën e produktit sasia që është përdorur

Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që është përdorur, në etiketën e produktit final, që ka marrë miratimin edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
“Subjektet e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe subjektet e prodhimit të produkteve ushqimore të ambalazhuara, të cilat kanë në përbërje të tyre qumësht pluhur të klasifikuar në kodet 0402 10 19 dhe 0402 21 18 të NKM - së, hirrë qumështi të klasifikuar në kreun 0404 10 të NKM -së dhe krem qumështi të klasifikuar në kreun 0402 të NKM -së, përjashtohen nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksës për hirrë qumështi dhe taksës për krem qumështi
vetëm për sasinë e importuar, për qëllim prodhimi, në përputhje me etiketën e produktit të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku evidentohet sasia në përqindje të këtyre produkteve, që janë trupëzuar në produktin përfundimtar.
Në rast të përdorimit të qumështit pluhur, hirrës së qumështit dhe krem qumështit, jo për qëllimet e veta dhe me destinacion të ndryshëm nga ai për të
cilin përfitohet përjashtimi sipas kësaj pike, subjektet e përpunimit dhe prodhimit të këtyre produkteve detyrohen të paguajnë të gjithë vlerën e taksës për të cilën kanë përfituar përjashtimin” evidentohet në ndryshimin ligjor që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimi ligjor parashikon se për qëllime të zbatimit të kësaj pike, autoritetet tatimore do të kryejnë kontrolle periodike.
Kriteret, kushtet dhe procedurat e përjashtimit, si dhe periodiciteti i kontrollit, sipas kësaj pike, do të përcaktohen udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për kontrollin ushqimor.
SCAN
Sondazh

Plan i ri mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor. Rama takim me Komisionerin e BE për Zgjerimin
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi. Lajmin e ka......

Titulli i dytë për ACREM. Shpallet kampion i edicionit të 10-të të “Balfin Volley”
Acrem fitoi finalen e edicionit të 10-të të BALFIN Volley Championship, në finalen klasike të luajtur ndaj rivaleve të përjetshëm të Neptun Albania, me......

Sa e mbrojtur është Shqipëria në rast krize ushqimore? - Civici: Kemi marrë masa. Prioritet shitja e prodhimit vendas të grurit
Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve të......

Pronat, Shqipëria nis aplikimin e teknologjisë “blockchain” - Ndryshon sistemi i Kadastrës, vendoset radha elektronike e shërbimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës po planifikon që të investojë në përmirësimin e sistemit elektronik të shërbimeve duke sjellë disa risi. Aktualisht,......

Pastrimi i parave, Shqipëria kaloi testin e Moneyval - Irena Binjaku: Përmbushëm standardet e kërkuara
Në raportin e fundit të mekanizmi të Këshillit të Europës për pastrimin e parave, theksohet se Shqipëria ka bërë hapa pozitive për rregullimin dhe mbikqyrjen e......

AZHBR, skema mbështetëse për mosdjegien e tokave bujqësore - Diku: Të mundësohen makineri për fermerët, të parandalohet ky fenomen shkatërrues
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural duhet të ofrojë skema mbështetjeje për fermerët, që çojnë në parandalimin e djegies së tokave bujqësore. Propozimi......

3.600 biznese mbajnë në “shpatulla” eksportet shqiptare - Në 5 vite, rritet numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese
Nga viti 2018 dhe deri në 2022 numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur në mënyrë progresive. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, gjatë......

Korrik-shtator, Qeveria 800 Mln euro borxh në tregun e brendshëm - Pas Eurobondit në Qershor, Ministria e Financave ul emetimet e bonove dhe obligacioneve
Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit, Qeveria do t’i drejtohet më së shumti tregut të brendshëm për të marrë borxh. Për tremujorin e tretë......