Pastrimi i parave, Shqipëria kaloi testin e Moneyval - Irena Binjaku: Përmbushëm standardet e kërkuara

Në raportin e fundit të mekanizmi të Këshillit të Europës për pastrimin e parave, theksohet se Shqipëria ka bërë hapa pozitive për rregullimin dhe mbikqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Irena Binjaku, këshilltare e ministrit të Drejtësisë dhe përgjegjëse e monitorimit të sektorit imobiliar, tha për Scan Update se, detyra e kësaj ministrie e dhënë nga Moneyval, u përmbush. Por sipas saj, tregu do të jetë në inspektime të vazhdueshme.
“Si fillim ne na mjafton një notë e mirë, pozitive, që na vjen nga Moneyval. Patjetër që do vazhdojmë që standarti jonë të mbetet ai që është arritur deri tani.
Nuk do lejojmë askënd që ta shohë ndërmjetësin e pasurive të paluajtshme, si një profesion per pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Në 2018 ne kemi marrë rekomandimet nga Moneyval në lidhje me rekomandimet e bëra për të rregulluar, tregun tonë.
Patjetër që e kemi arritur me miratimin e ligjit në janar të vitit 2022 dhe jemi duke permbushur standartet dhe detyrimet që kërkon Moneyval nga Shqipëria dhe Ministria e Drejtësisë në rastin konkret, pasi është autoriteti korrigjues në tregun e imobiliarëve ose agjentëve të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme” deklaroi ajo.
Shqipëria pritet të raportojë pas 2 vitesh në MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të sistemit të saj të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në vitin 2018, Shqipëria, sëbashku me disa vende të tjera të Europës u përfshi në listën e vendeve në monitorim.
Këtyre vendeve iu dhanë disa rekomandime për t’u përmbushur dhe pothuajse çdo vit janë publikuar raporte për ecurinë e tyre. Në bazë të raporteve, të viteve 2019, 2021 dhe 2022, janë dhënë edhe rivlerësimet përkatëse për secilin rekomandim ku është konstatuar progres. Në këtë rast, sikurse evidenton raporti i Moneyval, brenda 3 vitesh “Shqipëria ka arritur pritshmëritë duke adresuar shumicën e mangësive”.
Blerta Lata/SCAN
Sondazh

AZHBR, skema mbështetëse për mosdjegien e tokave bujqësore - Diku: Të mundësohen makineri për fermerët, të parandalohet ky fenomen shkatërrues
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural duhet të ofrojë skema mbështetjeje për fermerët, që çojnë në parandalimin e djegies së tokave bujqësore. Propozimi......

3.600 biznese mbajnë në “shpatulla” eksportet shqiptare - Në 5 vite, rritet numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese
Nga viti 2018 dhe deri në 2022 numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur në mënyrë progresive. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, gjatë......

Korrik-shtator, Qeveria 800 Mln euro borxh në tregun e brendshëm - Pas Eurobondit në Qershor, Ministria e Financave ul emetimet e bonove dhe obligacioneve
Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit, Qeveria do t’i drejtohet më së shumti tregut të brendshëm për të marrë borxh. Për tremujorin e tretë......

Djegia e tokave bujqësore, humbje ekonomike - Gjoka: Prek financat e fermerëve. Lushaj: Dëme të mëdha edhe në mjedis
Rreth 40% e zjarreve në pyje e kanë zanafillën prej djegies së tokave bujqësore, ndërkohë që dëmet në ekonomi e mjedis si pasojë e këtij aktiviteti janë të......

Anija e re gjigante e lundrimit më e madhe në botë është pothuajse gati! (FOTOT)
Një anije që do të jetë anija lundrimi më e madhe në botë ka përfunduar ndërtimin e saj në një kantier detar në Finlandë dhe ka bërë xhiron e saj të parë në......

Raporti i ri: Njerëzit në mbarë botën po përjetojnë më shumë përvoja pozitive!
Bota po kalon më shumë kohë të mira, por kohët e këqija po mbeten të njëjta, sipas një raporti të ri të publikuar të martën. Raporti i Gallup Global Emotions......

BE, rregulla më të ashpra për kapitalin e bankave - Vendimi synon mbrojtjen nga rreziqet e sektorit të kriptomonedhave
Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të zbatuar grupin e fundit të rregullave më të ashpra të kapitalit të bankave të rënë dakord ndërkombëtarisht pas......

Lagarde: Inflacioni është akoma shumë i lartë në eurozonë, nuk mund të shpallë ende fitoren!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha të martën se inflacioni është ende shumë i lartë dhe është ende herët që organizata e saj të......