3.600 biznese mbajnë në “shpatulla” eksportet shqiptare - Në 5 vite, rritet numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese

Nga viti 2018 dhe deri në 2022 numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur në mënyrë progresive. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, gjatë vitit që lamë pas, regjistrohen në total 3.604 aktivitete që eksportojnë mallra jashtë kufijve të Shqipërisë, duke u rritur me 13,2 % krahasuar me vitin 2021. Shifra edhe pse në rritje duket e ulët në raport me potencialet që ka vendi ynë për zgjerimin e eksporteve. Në këtë sektor, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 97 %.
Ndërsa nga ana tjetër, duke marrë parasysh edhe volumin e lartë të importeve në vend, numri i ndërmarrjeve importuese është disa herë më i lartë se atyre që bëjnë eksport, duke u regjistruar në 13.137 ndërmarrje në vitin 2022, me rritje në rreth 8,5 % krahasuar me vitin paraardhës.
Në vitin 2022, ndërmarrjet që operojnë në industri dominojnë ndërmarrjet eksportuese. Këto ndërmarrje kryejnë 80,8 % të vlerës së eksporteve, duke u rritur me 27,9 %, krahasuar me vitin 2021.
Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2022. Këto ndërmarrje kryejnë 55,6 % të vlerë së importeve, duke u rritur me 19 % krahasuar me 2021.
Për vitin 2022, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61 %), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (55 %).
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Korrik-shtator, Qeveria 800 Mln euro borxh në tregun e brendshëm - Pas Eurobondit në Qershor, Ministria e Financave ul emetimet e bonove dhe obligacioneve
Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit, Qeveria do t’i drejtohet më së shumti tregut të brendshëm për të marrë borxh. Për tremujorin e tretë......

Djegia e tokave bujqësore, humbje ekonomike - Gjoka: Prek financat e fermerëve. Lushaj: Dëme të mëdha edhe në mjedis
Rreth 40% e zjarreve në pyje e kanë zanafillën prej djegies së tokave bujqësore, ndërkohë që dëmet në ekonomi e mjedis si pasojë e këtij aktiviteti janë të......

Anija e re gjigante e lundrimit më e madhe në botë është pothuajse gati! (FOTOT)
Një anije që do të jetë anija lundrimi më e madhe në botë ka përfunduar ndërtimin e saj në një kantier detar në Finlandë dhe ka bërë xhiron e saj të parë në......

Raporti i ri: Njerëzit në mbarë botën po përjetojnë më shumë përvoja pozitive!
Bota po kalon më shumë kohë të mira, por kohët e këqija po mbeten të njëjta, sipas një raporti të ri të publikuar të martën. Raporti i Gallup Global Emotions......

BE, rregulla më të ashpra për kapitalin e bankave - Vendimi synon mbrojtjen nga rreziqet e sektorit të kriptomonedhave
Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të zbatuar grupin e fundit të rregullave më të ashpra të kapitalit të bankave të rënë dakord ndërkombëtarisht pas......

Lagarde: Inflacioni është akoma shumë i lartë në eurozonë, nuk mund të shpallë ende fitoren!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha të martën se inflacioni është ende shumë i lartë dhe është ende herët që organizata e saj të......

Eurodeputetët akuzojnë vendet e BE-së për minimin e mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së medias!
Ligjvënësit europianë po akuzojnë vendet anëtare se po përpiqen të zvogëlojnë legjislacionin e BE-së që synon forcimin e mbrojtjes për gazetarët dhe lirinë e......

S&P rrit vlerësimet për rritjen e Eurozonës - Shkak vazhdimësia e qëndrueshme e tregut të punës
Standard & Poor’s e ka përmirësuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të eurozonës në 2023 - shin në 0.6% nga vlerësimi i mëparshëm i marsit prej 0.3% si......