Europa Postuar më 27 Qershor 2023, 10:32

S&P rrit vlerësimet për rritjen e Eurozonës - Shkak vazhdimësia e qëndrueshme e tregut të punës

Nga SCAN TV
S&P rrit vlerësimet për rritjen e Eurozonës - Shkak

Standard & Poor’s e ka përmirësuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të eurozonës në 2023 - shin në 0.6% nga vlerësimi i mëparshëm i marsit prej 0.3% si pasojë e fuqisë së vazhdueshme në tregun e punës dhe pasojave të masave fiskale. Kjo pavarësisht perspektivës për rritje të mëtejshme të normave të interesit nga Banka Qendrore. Në të njëjtën kohë, agjencia e vlerësimit uli parashikimet e saj për vitin 2024 me një të dhjetën, në 0.9%.

S&P pret që Eurozona të dalë nga stagflacioni në tremujorin e dytë dhe të tretë, falë dezinflacionit dhe sezonit të parë të rregullt turistik pas pandemisë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, faktorë të tjerë shtytës pas pandemisë po zbehen dhe rritja e normave të interesit po frenon kërkesën.

Edhe në sfondin e një cikli biznesi në dobësim, S&P nuk pret që eurozona të bjerë në një recesion të thellë. Perspektiva afatmesme 2025 - 2026 është më pozitive se ajo afatshkurtër 2023 - 2024 sepse politika monetare duhet të kishte ndaluar frenimin e kërkesës brenda dy viteve dhe tregu i punës mund të rezultojë më elastik se përpara ngadalësimeve dhe fiskale.

Për më tepër, ekspertët e S&P në perspektivën e re ekonomike për eurozonën parashikojnë "një ngadalësim të inflacionit të përgjithshëm nga 8.4% në 2022 – shin dhe në 5.8% në 2023 – shin, për të arritur më pas në 2.7% në 2024 - ën. Inflacioni bazë ka të ngjarë të tejkalojë inflacionin total nga fundi i vitit 2023 deri në mesin e vitit 2025.

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......