Bota Postuar më 27 Qershor 2023, 10:23

New York mbyll piceritë me furra druri - Ndryshimi i pajisjeve të pjekjes kushton të paktën 20 mijë dollarë

Nga SCAN TV
New York mbyll piceritë me furra druri - Ndryshimi i pajisjeve të

Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit në New York, ka hartuar rregulla të reja sipas të cilave restorantet që përdorin metodën e pjekjes me furrë druri të reduktojnë emetimet e karbonit deri në 75 %.

Zyrtarët e Departamentit të Mjedisit u shprehën se të gjithë banorët e New York meritojnë të thithin ajër të shëndetshëm dhe furrat e drurit dhe qymyrit janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj të ndotësve të dëmshëm në lagjet me cilësi të dobët të ajrit.

Rregullat e reja mund të kërkojnë që piceritë me furra të tilla të blejnë pajisje të shtrenjta të kontrollit të emetimeve, të cilat kanë një kosto minimale prek 20 mijë dollarësh.

Zyrtarët e qytetit të New York parashikojnë se rreth 100 restorante do të preken nga masa e re. Shumë mjeshtër të picave pohojnë se kjo masë do të “vrasë picën”, pasi nëse ndryshohet temperatura në furrë, do të ndryshojë shija.

Ata shtojnë se tubi, oxhaku, krijon tërheqjen e përsosur lart, e mban temperaturën perfekte, pasi është një art po aq sa shkencë.

Dorina Kurtaj /SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......