Shitësit me pakicë investojnë në teknologji - Objektivi, zhvillimi i e-commerce dhe rimodelimi i dyqaneve fizike

Kompanitë globale të shitjes me pakicë po kryejnë një seri investimesh teknologjike, ku sektori i kushton një theks të veçantë zhvillimit të vazhdueshëm të tregtisë elektronike, por edhe rolit të ri të dyqaneve fizike. Shitësit më të suksesshëm me pakicë kombinojnë teknologjinë me faktorin njerëzor për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme për klientët e tyre. Të dhënat e fundit nga një studim që analizon dhe rendit 250 kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në mbarë botën, pubikohen pas vlerësimit të bizneseve me rritjen më të shpejtë dhe analizimit të performancës e tyre sipas zonave gjeografike të funksionimit dhe kategorive të produkteve.
Raporti evidenton për vitin 2023 liderin e listës përkatëse – edhe për një vit – Walmart, i cili së bashku me Amazon, si kompani dixhitale të shitjes me pakicë, përfituan nga ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve dhe nga rritja e përdorimit të dyqaneve dixhitale gjatë pandemisë, por edhe pas asaj. Në shumicën e tyre, 10 shitësit kryesorë forcuan aftësitë e tyre dixhitale duke përfituar nga zgjidhjet moderne të teknologjisë, si në dyqan ashtu edhe për të zhvilluar dhe përmirësuar kanalet alternative të ndërfaqes me bazën e tyre të klientëve.
Përdorimi i teknologjisë në shitjet me pakicë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në përpjekjet e shitësve me pakicë për të tërhequr konsumatorët në dyqanet fizike. Përdorimi i teknologjive të avancuara, të tilla si realiteti virtual dhe i shtuar, inteligjenca artificiale dhe analiza e të dhënave, i ndihmon shitësit të personalizojnë propozimet e tyre. Teknologjia po ndihmon gjithashtu bizneset në industri që të përmirësojnë proceset e arkëtimit dhe të ofrojnë një sërë shërbimesh përtej shitjeve të produkteve, të tilla si riparimet në vend dhe shërbimet e personalizuara.
Një nga tendencat më të rëndësishme të shitjes me pakicë, që do të ndikojë në tregun global është rishitja e produkteve. Shumë shitës me pakicë po hyjnë ose po zgjerohen në tregun e dorës së dytë, i cili është një zgjedhje blerjeje për gjithnjë e më shumë konsumatorë
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania premton rritje të pagës minimale - Deri në vitin 2025 do të bëhet 12.82 euro në orë
Një komision i caktuar nga qeveria gjermane propozoi rritjen e pagës minimale në 12.41 euro në orë nga viti 2024 dhe në 12.82 euro nga janari 2025, megjithëse......

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Kryengritja në Rusi mund të çrregullojë furnizimin e tregut
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të dytën ditë me radhë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me......

Dollari humb lehtë terren - Investitorët presin të dhënat në SHBA, që do të diktojnë politikën e FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të uljes së tensioneve në Rusi, ndërsa......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin fjalimet e zyrtarëve të BQE në forumin e Sintras
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për herë të parë në 6 sesionet e fundit. Investitorët po presin me një interes të veçantë fjalimet......

Tregu valutor sërish në të kuqe – Dobësohen sërish monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 97.1 lekë dhe është shitur me 98.1 lekë sipas kursit......

Nga ku po importohen makinat që vijnë në Shqipëri? - Kryesojnë Italia dhe Gjermania. Korea në vend të katërt
Makinat që po vijnë nga Korea e Jugut po fitojnë terren në Shqipëri, megjithatë vendin e parë vazhdojnë ta mbajë dy vende euriopiane, Italia dhe Gjermania. Të......

Viti i çmimeve rekord, shërbimet “xhiruan” më shumë - Çmimi i rritur i karburantit “peshoi” në të ardhurat e TVSH-së
Viti që lamë pas, njihet zyrtarisht si viti i çmimeve rekord të paktën në dekadën e fundit, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Kjo ka bërë që të ardhurat nga......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - Standardet e reja, Hajnaj: Raportim për çështjet sociale e klimatike. Penalitete, nëse s’përmbushen
Raportimi mbi çështjet sociale, mjedisore dhe klimatike për aktivitetin e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve tashmë do të jetë detyrim. Kjo, bazuar në......