Bota Postuar më 27 Qershor 2023, 10:12

Dollari humb lehtë terren - Investitorët presin të dhënat në SHBA, që do të diktojnë politikën e FED

Nga SCAN TV
Dollari humb lehtë terren - Investitorët presin të dhënat

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të uljes së tensioneve në Rusi, ndërsa investitorët po presin disa të dhëna në SHBA, që mund të përcaktojnë edhe politikën monetare të Rezervës Federale. Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi të hënën se e lejoi kryengritjen të ndodhte për të shmangur gjakderdhjen.

Kjo ngjarje bëri që dollari amerikan të rritej në nivelin më të lartë në 15 muajt e fundit, përballë rublës ruse. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në rreth 102.7. Investitorët po presin të dhënat në SHBA mbi kërkesat e reja për mallrat jetëgjata, të dhënat mbi shitjen e shtëpive dhe besimin konsumator. Analistët parashikojnë se në takimin e muajit të ardhshëm, Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit edhe me 25 pikë bazë, por hapat e mëtejshëm janë ende të paqartë.

Euro po qëndron në rreth 1.0940 dollarë, ndërsa tregjet po presin fjalimet e zyrtarëve të Bankës Qendrore Europiane në Forumin mbi bankat qendrore që zhvillohet nesër në Sintra të Portugalisë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 30,400 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1870 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat