Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Kryengritja në Rusi mund të çrregullojë furnizimin e tregut

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të dytën ditë me radhë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me destabilitetin politik në Rusi, që mund të çrregullojë furnizimin e tregut. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat u rritën me rreth 0.5%.
Përplasja mes Moskës dhe grupit mercenar rus të Wagner u shmang të hënën, pas tërheqjes së trupave nga qyteti jugor rus i Rostovit, sipas një marrëveshje që ndaloi marshimin e tyre drejt kryeqytetit. Kjo përplasje ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi pushtetin e presidentit rus, Vladimir Putin, por edhe frikën për një ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji.
Një ofertë më e ulët ka qenë tashmë në mendjen e investitorëve, për shkak të angazhimit vullnetar të Arabisë Saudite për të ulur prodhimin edhe me 1 milionë fuçi, duke filluar nga qershori i këtij viti. Megjithatë, javën e kaluar nafta ra me mbi 3.5% për shkak të shqetësimeve në lidhje me ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore.
SCAN
Sondazh

Dollari humb lehtë terren - Investitorët presin të dhënat në SHBA, që do të diktojnë politikën e FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të uljes së tensioneve në Rusi, ndërsa......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin fjalimet e zyrtarëve të BQE në forumin e Sintras
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për herë të parë në 6 sesionet e fundit. Investitorët po presin me një interes të veçantë fjalimet......

Tregu valutor sërish në të kuqe – Dobësohen sërish monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 97.1 lekë dhe është shitur me 98.1 lekë sipas kursit......

Nga ku po importohen makinat që vijnë në Shqipëri? - Kryesojnë Italia dhe Gjermania. Korea në vend të katërt
Makinat që po vijnë nga Korea e Jugut po fitojnë terren në Shqipëri, megjithatë vendin e parë vazhdojnë ta mbajë dy vende euriopiane, Italia dhe Gjermania. Të......

Viti i çmimeve rekord, shërbimet “xhiruan” më shumë - Çmimi i rritur i karburantit “peshoi” në të ardhurat e TVSH-së
Viti që lamë pas, njihet zyrtarisht si viti i çmimeve rekord të paktën në dekadën e fundit, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Kjo ka bërë që të ardhurat nga......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - Standardet e reja, Hajnaj: Raportim për çështjet sociale e klimatike. Penalitete, nëse s’përmbushen
Raportimi mbi çështjet sociale, mjedisore dhe klimatike për aktivitetin e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve tashmë do të jetë detyrim. Kjo, bazuar në......

Sezoni veror drejt kulmit, ristrukturohet shërbimi i kërkim-shpëtimit - Ndryshon ligji i vitit 2011, rregullohen mbivendosjet me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Ndërsa sezoni turistik është drejt kulmit, por bashkë me të edhe frika nga zjarret e emergjencat civile, Qeveria po ndryshon rrënjësisht ligjin për......

Kursi i këmbimit, buxheti 2022 me 300 Mln euro plus - Efekti në portofolin e borxhit të shprehur në valutë arriti në 31.7 miliardë lekë
Përtej segmentit të eksportuesve, ekonomia shqiptare ka përfituar nga nënçmimi rekord i euros në raport me lekun, por fituesja më e madhe është padyshim......