Gjermania premton rritje të pagës minimale - Deri në vitin 2025 do të bëhet 12.82 euro në orë

Një komision i caktuar nga qeveria gjermane propozoi rritjen e pagës minimale në 12.41 euro në orë nga viti 2024 dhe në 12.82 euro nga janari 2025, megjithëse analistët thanë se rritja nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar inflacionin.
Rritja e pagës minimale, e cila shkoi në 12 euro në orë në tetor nga 10.45, ishte një nga premtimet kryesore zgjedhore të kancelarit Olaf Scholz dhe socialdemokratëve të tij. Një rritje ka të ngjarë të prekë drejtpërdrejt pothuajse 6 milionë punonjës në Gjermani.
Vendi ka pagën minimale të dytë më të lartë në Bashkimin Europian pas Luksemburgut, i cili ka caktuar një minimum mujor prej 2.387 euro. Nëse rritja e propozuar në Gjermani miratohet, ekonomia më e madhe e eurozonës do të shihte punëtorët të fitonin të paktën 2054 euro në muaj.
Vetëm gjashtë vende të BE-së kanë një pagë minimale kombëtare mbi 1.500 euro në muaj, duke përfshirë Luksemburgun, Gjermaninë, Belgjikën, Holandën, Irlandën dhe Francën, sipas të dhënave të Eurostat.
Rritjet e inflacionit dhe normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane kanë ulur ndjeshëm fuqinë blerëse të njerëzve në ekonominë më të madhe të Europës. Edhe situata e fitimeve të biznesit ka qenë në rënie.
Komisioni për pagën minimale përbëhet nga përfaqësues të punëdhënësve dhe sindikatave. Për herë të parë propozimi i saj nuk u bë me konsensus unanim por me shumicë votash.
Propozimi ende duhet të miratohet nga Ministri gjerman i Punës Hubertus Heil. Punëdhënësit folën për një mjedis të vështirë, ndërsa përfaqësuesit e sindikatave theksuan se rezultati nuk ishte i kënaqshëm. Aktualisht bëhet fjalë vetëm një rritje prej 3.4% dhe më pas 3.3%, që do të thotë dy vite humbje reale të pagave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Kryengritja në Rusi mund të çrregullojë furnizimin e tregut
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të dytën ditë me radhë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me......

Dollari humb lehtë terren - Investitorët presin të dhënat në SHBA, që do të diktojnë politikën e FED
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, për shkak të uljes së tensioneve në Rusi, ndërsa......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Investitorët presin fjalimet e zyrtarëve të BQE në forumin e Sintras
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për herë të parë në 6 sesionet e fundit. Investitorët po presin me një interes të veçantë fjalimet......

Tregu valutor sërish në të kuqe – Dobësohen sërish monedhat kryesore!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë pasi në raport me një ditë më parë është blerë sot me 97.1 lekë dhe është shitur me 98.1 lekë sipas kursit......

Nga ku po importohen makinat që vijnë në Shqipëri? - Kryesojnë Italia dhe Gjermania. Korea në vend të katërt
Makinat që po vijnë nga Korea e Jugut po fitojnë terren në Shqipëri, megjithatë vendin e parë vazhdojnë ta mbajë dy vende euriopiane, Italia dhe Gjermania. Të......

Viti i çmimeve rekord, shërbimet “xhiruan” më shumë - Çmimi i rritur i karburantit “peshoi” në të ardhurat e TVSH-së
Viti që lamë pas, njihet zyrtarisht si viti i çmimeve rekord të paktën në dekadën e fundit, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Kjo ka bërë që të ardhurat nga......

Transparenca në industrinë nxjerrëse - Standardet e reja, Hajnaj: Raportim për çështjet sociale e klimatike. Penalitete, nëse s’përmbushen
Raportimi mbi çështjet sociale, mjedisore dhe klimatike për aktivitetin e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve tashmë do të jetë detyrim. Kjo, bazuar në......

Sezoni veror drejt kulmit, ristrukturohet shërbimi i kërkim-shpëtimit - Ndryshon ligji i vitit 2011, rregullohen mbivendosjet me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Ndërsa sezoni turistik është drejt kulmit, por bashkë me të edhe frika nga zjarret e emergjencat civile, Qeveria po ndryshon rrënjësisht ligjin për......