Korrik-shtator, Qeveria 800 Mln euro borxh në tregun e brendshëm - Pas Eurobondit në Qershor, Ministria e Financave ul emetimet e bonove dhe obligacioneve

Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit, Qeveria do t’i drejtohet më së shumti tregut të brendshëm për të marrë borxh. Për tremujorin e tretë të këtij viti Qeveria planifikon të marrë thuajse 800 milionë euro borxh përmes emetimit të letrave me vlerë, gjithësesi në rënie të dukshme krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm.
Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e emetimeve të letrave me vlerë për tre muajt e ardhshëm, korrik gusht, shtator. Bie në sy se vlera e emetimeve është dukshëm më e ulët nga dy tremujorët e mëparshëm, gjë që lidhet edhe me eurobondin prej 600 milionë eurosh të emetuar në fillim të qershorit. Për tremujoron e tretë, vlera totale e bonove e obligacioneve të emetuara nga Ministria e Financave do të jetë 83 miliardë lekë, apo afërsisht 800 milionë euro. Tremujori me huamarrjen më të madhe për këtë vit është i pari, me 121 miliardë lekë dhe i dyti me 96.5 miliardë lekë.
Shuma më e madhe e borxhi në tregun e brendshëm është parashikuar në muajin gusht, kur Qeveria do emetojë bono e obligacione me vlerë 33.6 miliardë lekë. Në muajin korrik është parashikuar të emetohet një total prej 29.2 miliardë lekësh, ndërkohë që vlera më e ulët i përket shtatorit. Në këtë muaj Ministria e Financave do emetojë një total bonosh e obligacionesh me vlerë 20.2 miliardë lekë.
Totali i emetimeve për vitin 2023 pritet të jetë rreth 380.5 mld lekë gjatë vitit 2023. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono e thesarit 12-mujore.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Djegia e tokave bujqësore, humbje ekonomike - Gjoka: Prek financat e fermerëve. Lushaj: Dëme të mëdha edhe në mjedis
Rreth 40% e zjarreve në pyje e kanë zanafillën prej djegies së tokave bujqësore, ndërkohë që dëmet në ekonomi e mjedis si pasojë e këtij aktiviteti janë të......

Anija e re gjigante e lundrimit më e madhe në botë është pothuajse gati! (FOTOT)
Një anije që do të jetë anija lundrimi më e madhe në botë ka përfunduar ndërtimin e saj në një kantier detar në Finlandë dhe ka bërë xhiron e saj të parë në......

Raporti i ri: Njerëzit në mbarë botën po përjetojnë më shumë përvoja pozitive!
Bota po kalon më shumë kohë të mira, por kohët e këqija po mbeten të njëjta, sipas një raporti të ri të publikuar të martën. Raporti i Gallup Global Emotions......

BE, rregulla më të ashpra për kapitalin e bankave - Vendimi synon mbrojtjen nga rreziqet e sektorit të kriptomonedhave
Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të zbatuar grupin e fundit të rregullave më të ashpra të kapitalit të bankave të rënë dakord ndërkombëtarisht pas......

Lagarde: Inflacioni është akoma shumë i lartë në eurozonë, nuk mund të shpallë ende fitoren!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha të martën se inflacioni është ende shumë i lartë dhe është ende herët që organizata e saj të......

Eurodeputetët akuzojnë vendet e BE-së për minimin e mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së medias!
Ligjvënësit europianë po akuzojnë vendet anëtare se po përpiqen të zvogëlojnë legjislacionin e BE-së që synon forcimin e mbrojtjes për gazetarët dhe lirinë e......

S&P rrit vlerësimet për rritjen e Eurozonës - Shkak vazhdimësia e qëndrueshme e tregut të punës
Standard & Poor’s e ka përmirësuar parashikimin e saj për rritjen ekonomike të eurozonës në 2023 - shin në 0.6% nga vlerësimi i mëparshëm i marsit prej 0.3% si......

New York mbyll piceritë me furra druri - Ndryshimi i pajisjeve të pjekjes kushton të paktën 20 mijë dollarë
Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit në New York, ka hartuar rregulla të reja sipas të cilave restorantet që përdorin metodën e pjekjes me furrë druri të......