Titulli i dytë për ACREM. Shpallet kampion i edicionit të 10-të të “Balfin Volley”

Acrem fitoi finalen e edicionit të 10-të të BALFIN Volley Championship, në finalen klasike të luajtur ndaj rivaleve të përjetshëm të Neptun Albania, me rezultatin 3-2 (20-25, 25-23, 28-26, 17-25, 16-14).
Në një atmosfere, si zakonisht të ndezur nga tifozët/kolegë të ekipeve përkatëse dhe fëmijët e tyre, të shumtë në numër si gjithnjë, Acrem ia doli mbanë të ngrinte ne qiell kupën e kampionëve, që është e dyta për ta në këtë dekadë të kampinatit të volejbollit të Grupit BALFIN.
Sfida mes kompanisë ACREM që menaxhon asete si TEG dhe QTU dhe bluve të Neptun, u karekterizua nga agonizmi, rivaliteti dhe fair play. Loja ishte e ekuilibruar, dhe u desh që të luhej edhe seti i pestë, për të përcaktuar ekipin fitues.
Acrem e kishte fituar titullin e tij të parë në vitin 2019, po në një finale të luajtur ndaj Neptun.
Neptun Albania mbetet gjithsesi ekipi më i titulluar, me 6 kampionate të fituara dhe një kupë ndërkombëtare.
Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, ju dha medaljet dhe kupat ekipeve finaliste, dhe në përshëndetjen e saj, u shpreh: “Sot përgëzoj lojtarët e dy skuadrave, që treguan të njëjtin mentalitet fituesi që kanë edhe në punë. Treguan shpirtin e sakrificës dhe të besimit tek njeri-tjetri. Kapitenët treguan liderin brenda tyre; ju si tifozë dhatë gjithë mbështetjen e nevojshme. Këto janë dhe cilësitë që na dallojnë në kulturën e punës të BALFIN. Shumë urime ekipit fitues! Një bravo e madhe edhe për vajzat dhe djemtë finalistë!” – tha ajo.
U nderuan me çmime në këtë event nga drejtori i Burimeve Njerezore, Elvin Nosi dhe Drejtori i Departamentit të Komunikimeve Agim Fjolla, Spar Albania, si ekipi Fair Play, Enxhi Reveli e Neptun Albania, si lojtarja më e mirë femër, dhe Ageljos Zhillma i Acrem, si lojtari më i mirë mashkull.
Gjithashtu, shoqata Superior Volley, me te cilin BALFIN ka një bashkëpunim 8 vjeçar, u vlerësua me çmimin e mirënjohjes, i cili iu dorëzua profesor Artan Pogonit, arbitrit të këtij kompeticioni.
Grupi BALFIN njeh rëndësinë e aktiviteteve të tilla sportive në mirëqenien e përgjithshme, argëtimin, socializimin, shpirtin e ekipit dhe nxitjen e konkurrencës së shëndetshme. Sponsorizimi i këtij kampionati për një dekadë ka qenë një nga arritjet më të spikatura të Grupit për sa i përket angazhimit të punonjësve.
Sondazh

Sa e mbrojtur është Shqipëria në rast krize ushqimore? - Civici: Kemi marrë masa. Prioritet shitja e prodhimit vendas të grurit
Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve të......

Pronat, Shqipëria nis aplikimin e teknologjisë “blockchain” - Ndryshon sistemi i Kadastrës, vendoset radha elektronike e shërbimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës po planifikon që të investojë në përmirësimin e sistemit elektronik të shërbimeve duke sjellë disa risi. Aktualisht,......

Pastrimi i parave, Shqipëria kaloi testin e Moneyval - Irena Binjaku: Përmbushëm standardet e kërkuara
Në raportin e fundit të mekanizmi të Këshillit të Europës për pastrimin e parave, theksohet se Shqipëria ka bërë hapa pozitive për rregullimin dhe mbikqyrjen e......

AZHBR, skema mbështetëse për mosdjegien e tokave bujqësore - Diku: Të mundësohen makineri për fermerët, të parandalohet ky fenomen shkatërrues
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural duhet të ofrojë skema mbështetjeje për fermerët, që çojnë në parandalimin e djegies së tokave bujqësore. Propozimi......

3.600 biznese mbajnë në “shpatulla” eksportet shqiptare - Në 5 vite, rritet numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese
Nga viti 2018 dhe deri në 2022 numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur në mënyrë progresive. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, gjatë......

Korrik-shtator, Qeveria 800 Mln euro borxh në tregun e brendshëm - Pas Eurobondit në Qershor, Ministria e Financave ul emetimet e bonove dhe obligacioneve
Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit, Qeveria do t’i drejtohet më së shumti tregut të brendshëm për të marrë borxh. Për tremujorin e tretë......

Djegia e tokave bujqësore, humbje ekonomike - Gjoka: Prek financat e fermerëve. Lushaj: Dëme të mëdha edhe në mjedis
Rreth 40% e zjarreve në pyje e kanë zanafillën prej djegies së tokave bujqësore, ndërkohë që dëmet në ekonomi e mjedis si pasojë e këtij aktiviteti janë të......

Anija e re gjigante e lundrimit më e madhe në botë është pothuajse gati! (FOTOT)
Një anije që do të jetë anija lundrimi më e madhe në botë ka përfunduar ndërtimin e saj në një kantier detar në Finlandë dhe ka bërë xhiron e saj të parë në......