Shqipëria Postuar më 27 Qershor 2023, 14:19

Sa e mbrojtur është Shqipëria në rast krize ushqimore? - Civici: Kemi marrë masa. Prioritet shitja e prodhimit vendas të grurit

Nga SCAN TV
Sa e mbrojtur është Shqipëria në rast krize ushqimore? -

Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve të drithërave nga disa vende të rajonit, situatë që gjeti zgjidhje përmes një marrëveshje trepalëshe midis Shqipërisë Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Por sa e mbrojtur është Shqipëria në rast të një krize tjetër apo goditjeve në tregjet ndërkombëtare? Në një intervistë për SCAN TV, Zv. Ministri i Bujqësisë Enio Civici thekson se përmes kësaj marrëveshje janë marrë masa që të mos ketë ndërprerje furnizimi në asnjë moment.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë përmes Skemës Kombëtare të subvencioneve, ndërmori një fushatë për mbështetjen e kultivimit të grurit dhe tashmë po kujdeset që produkti vendas të blihet nga kompanitë prodhuese, duke i dhënë prioritet në raport me importin.

Zv.Ministri i Bujqësisë thekson gjithashtu se po vijohet me procesin e verifikimit në terren të aplikime për subvencione në bujqësi, e ndërsa shpërndarja e naftës falas po vijon normalisht, së shpejti do të nisë disbursimi për masat e tjera.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat