Skavica, Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet: Është në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shoqatës “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, pas shqyrtimit dhe dëgjesës me palët.
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 26.06.2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen me nr. 7 (Sh) 2023 të Regjistrit Themeltar, me kërkues shoqata “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës”, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Shfuqizimi i vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” dhe të vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited” derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”, në mbështetje të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 11, pika 3, shkronja “f” dhe 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese,
VENDOSI:
Rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 38/2021, datë 23.03.2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” dhe të vendimit nr. 485, datë 30.07.2021 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës” ndërmjet KESH sh.a. dhe Bechtel Limited” shkruhet në vendim.
Shoqata e kishte ankimuar në muajin maj projektin me argumentin se projekti ishte në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën duke qenë se prekte jetën dhe pronën e 35 mijë banotrëve. Por Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar këtë kërkesë duke e cilësuar si në përputhje me Kushtetutën.
SCAN
Sondazh

Zero taksë për qumështin pluhur që futet në Shqipëri! Kushti: Vetëm nëse tregohet në etiketën e produktit sasia që është përdorur
Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që......

Plan i ri mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor. Rama takim me Komisionerin e BE për Zgjerimin
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi. Lajmin e ka......

Titulli i dytë për ACREM. Shpallet kampion i edicionit të 10-të të “Balfin Volley”
Acrem fitoi finalen e edicionit të 10-të të BALFIN Volley Championship, në finalen klasike të luajtur ndaj rivaleve të përjetshëm të Neptun Albania, me......

Sa e mbrojtur është Shqipëria në rast krize ushqimore? - Civici: Kemi marrë masa. Prioritet shitja e prodhimit vendas të grurit
Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve të......

Pronat, Shqipëria nis aplikimin e teknologjisë “blockchain” - Ndryshon sistemi i Kadastrës, vendoset radha elektronike e shërbimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës po planifikon që të investojë në përmirësimin e sistemit elektronik të shërbimeve duke sjellë disa risi. Aktualisht,......

Pastrimi i parave, Shqipëria kaloi testin e Moneyval - Irena Binjaku: Përmbushëm standardet e kërkuara
Në raportin e fundit të mekanizmi të Këshillit të Europës për pastrimin e parave, theksohet se Shqipëria ka bërë hapa pozitive për rregullimin dhe mbikqyrjen e......

AZHBR, skema mbështetëse për mosdjegien e tokave bujqësore - Diku: Të mundësohen makineri për fermerët, të parandalohet ky fenomen shkatërrues
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural duhet të ofrojë skema mbështetjeje për fermerët, që çojnë në parandalimin e djegies së tokave bujqësore. Propozimi......

3.600 biznese mbajnë në “shpatulla” eksportet shqiptare - Në 5 vite, rritet numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese
Nga viti 2018 dhe deri në 2022 numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur në mënyrë progresive. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, gjatë......