Euro, humbje modeste përballë dollarit - Investitorët presin komentet e Powell në forumin e BQE

Euro po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, në raport me dollarit amerikan. Të dhënat e publikuara në SHBA kanë larguar përkohësisht shqetësimet për një recesion të ekonomisë më të madhe në botë. Edhe pritshmëritë se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në takimin e korrikut kanë ofruar një mbështetje për çmimet.
Të dhënat zyrtare treguan se besimi konsumator në Shtetet e Bashkuara u rrit në nivelin më të lartë në 2 vite e gjysmë, gjatë qershorit, ndërsa edhe shpenzimet e bizneseve vijuan tendencën në rritje. Tashmë, investitorët po vlerësojnë 77% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë normën bazë të interesit, në takimin e muajit të ardhshëm. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 102.5, ndërsa gjatë këtij muaji ka rënë me rreth 1.5%.
Investitorët po presin edhe fjalimin e Presidentit të Rezervës Federale, Jerome Powell, në Forumin e Bankës Qendrore Europiane në Sintra të Portugalisë. Powell do të jetë në një panel me guvernatorët e bankave qendrore më të mëdha të botës, si BQE, Banka e Anglisë dhe Banka e Japonisë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po qëndron në rreth 30,300 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1860 dollarë.
SCAN

Bursat publikojë fitime modeste - I japin fund shtatë sesioneve me radhë në rënie
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të sesionin e sotëm, pas 7 ditësh me radhë në rënie. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%,......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan vijon të humbasë vlerën e tij në raport me monedhën vendase edhe këtë të mërkurë teksa është blerë këtë mëngjes me 96.8 lekë dhe është shitur......

Skavica, Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet: Është në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shoqatës “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit. Vendimi është......

Zero taksë për qumështin pluhur që futet në Shqipëri! Kushti: Vetëm nëse tregohet në etiketën e produktit sasia që është përdorur
Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që......

Plan i ri mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor. Rama takim me Komisionerin e BE për Zgjerimin
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi. Lajmin e ka......

Titulli i dytë për ACREM. Shpallet kampion i edicionit të 10-të të “Balfin Volley”
Acrem fitoi finalen e edicionit të 10-të të BALFIN Volley Championship, në finalen klasike të luajtur ndaj rivaleve të përjetshëm të Neptun Albania, me......

Sa e mbrojtur është Shqipëria në rast krize ushqimore? - Civici: Kemi marrë masa. Prioritet shitja e prodhimit vendas të grurit
Vitin e kaluar vendi ynë është përballur me një situatë të pazakontë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila u pasua edhe me mbyllje të eksporteve të......

Pronat, Shqipëria nis aplikimin e teknologjisë “blockchain” - Ndryshon sistemi i Kadastrës, vendoset radha elektronike e shërbimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës po planifikon që të investojë në përmirësimin e sistemit elektronik të shërbimeve duke sjellë disa risi. Aktualisht,......