“Mali i Zi, të rregullojë strategjinë e rritjes ekonomike” - Apeli i Bankës Botërore/ Të hiqen barrierat rregullatore

Nëse Mali i Zi, vend aspirant për në BE nuk miraton një strategji të re të rritjes ekonomike që do të nxiste produktivitetin dhe kapitalin njerëzor, të ardhurat e tij nuk do të konvergojnë me nivelet mesatare të BE në 40 vitet e ardhshme, paralajmëroi Banka Botërore.
Vendi i vogël i Adriatikut, i cili filloi negociatat e pranimit në BE në 2012-ën, shpreson të përshpejtojë integrimin e tij me bllokun 27-anëtarësh pas miratimit të një grupi gjithëpërfshirës të kornizave ligjore në përputhje me Bashkimin Europian.
Por, strategjia e tij e rritjes, e cila deri më tani është bazuar kryesisht në tërheqjen e disa projekteve të mëdha investimi në transport, energji apo turizëm, e ka lënë ekonominë më të prekshme ndaj goditjeve të jashtme, duke e bërë të vështirë ruajtjen e një norme mesatare rritjeje prej 3%, thuhet ndër të tjera në raportin e Bankës Botërore.
Banka tha se rritja e stanjacionit të produktivitetit u shkaktua nga joefikasiteti i tregut në sektorin e shërbimeve, i cili përfaqëson mbi 70% të PBB-së dhe se Malit të Zi i duhej të hiqte barrierat rregullatore që firmat të hynin në tregje dhe të rriteshin.
Shumicës së kompanive u mungojnë inovacionet dhe investojnë pak në teknologjinë e gjelbër, që është e nevojshme për të mbështetur rritjen e turizmit dhe për të zhvilluar avantazhin krahasues të Malit të Zi në energjinë e pastër. Vetëm 8% e firmave kanë zbatuar masa për eficiencën e energjisë, krahasuar me 25% në vendet homologe.
Gjithashtu, nevojitet një levë më e mirë e tregtisë pasi shërbimet e udhëtimit dhe turizmit përbëjnë 80% të totalit të eksporteve, shtoi banka, duke paralajmëruar se vetë diversifikimi i eksporteve kufizohet nga produktiviteti i ulët i firmave malazeze, gjë që redukton konkurrencën e tyre në tregjet e huaja.
Përveç kësaj, Mali i Zi duhet të trajtojë pabarazinë e të ardhurave, që zvogëlon grupin e punonjësve dhe sipërmarrësve të aftë të ardhshëm dhe kufizon potencialin e tij të rritjes së produktivitetit të punës.
“Duke zbatuar këto reforma, Mali i Zi mund të presë një sektor privat të lulëzuar, mundësi të konsiderueshme punësimi dhe përfundimisht përmirësim të pagave dhe përfitimeve për të gjithë qytetarët e tij,” nënvizohet në raportin e Bankës Botërore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Bankat qendrore, humbje në rezerva gjatë 2022 - Sondazhet nuk parashikojnë një rimëkëmbje të shpejtë
Bankat qendrore globale shënuan humbje në rezerva në vitin 2022, sipas sondazheve më të fundit, të dhënat e të cilave theksojnë se nuk shihet një rimëkëmbje e......

Rrugët vdekjeprurëse të BE-së: Numri i viktimave në aksidente rritet për herë të parë në një dekadë!
Vdekjet rrugore në BE u rritën me 6% pas një dekade rënie të vazhdueshme, tregojnë të dhënat më të fundit, me disa vende të Europës Lindore që kanë numrin më......

Nafta, e qëndrueshme pranë 72 USD për fuçi - Çmimet humbën mbi 2.5% të vlerës të martën, shqetëson ngadalësimi i kërkesës
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët janë të shqetësuar për tkurrjen e furnizimit të tregun në Shtetet e Bashkuara që është......

Euro, humbje modeste përballë dollarit - Investitorët presin komentet e Powell në forumin e BQE
Euro po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, në raport me dollarit amerikan. Të dhënat e publikuara në......

Bursat publikojë fitime modeste - I japin fund shtatë sesioneve me radhë në rënie
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të sesionin e sotëm, pas 7 ditësh me radhë në rënie. Indeksi pan-Europian STOXX 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%,......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan vijon të humbasë vlerën e tij në raport me monedhën vendase edhe këtë të mërkurë teksa është blerë këtë mëngjes me 96.8 lekë dhe është shitur......

Skavica, Gjykata Kushtetuese rrëzon pretendimet: Është në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shoqatës “Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës” lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit. Vendimi është......

Zero taksë për qumështin pluhur që futet në Shqipëri! Kushti: Vetëm nëse tregohet në etiketën e produktit sasia që është përdorur
Kompanitë e bulmetit në Shqipëri nuk do të paguajnë taksën për qumështin pluhur. Por me një kusht! Vetëm nëse e deklarojnë përqindjen e qumështit pluhur që......