Europa Postuar më 28 Qershor 2023, 10:40

Spanja stimulon automjetet elektrike - Qeveria ul taksat për ata që zgjedhin këtë alternativë

Nga SCAN TV
Spanja stimulon automjetet elektrike - Qeveria ul taksat për ata që

Spanja do të rimbursojë deri në 15% të tatimit mbi të ardhurat për njerëzit që blejnë një automjet elektrik përpara fundit të vitit për të inkurajuar një ambjent më të pastër. Lajmi u konfirmua nga ministrja spanjolle e Ekonomisë Nadia Calvino.

Nisma është pjesë e një pakete kundër inflacionit me vlerë 8.9 miliardë euro në të cilën masa të tjera tashmë të vendosura - si subvencionet e transportit publik dhe reduktimet e taksave të vlerës së shtuar për ushqimet bazë - do të zgjaten deri më 31 dhjetor, ndërsa masat ishin caktuar të përfundonin më 30 qershor.

Sipas ministres Calvino, qëllimi është konsolidimi i investimeve që po kryhen në vend për modernizimin e industrisë së automjeteve dhe vendosja e Spanjës në krye të listës së shteteve që shpërndajnë automjete elektrike në Europë. Ajo shtoi se zbritja maksimale e tatimit mbi të ardhurat do të ishte 20 mijë.

Calvino tha se mbështetja totale e shtetit - duke përfshirë reduktimet e taksave, subvencionet dhe grantet - që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 - arriti në 47 miliardë euro.

Sipas saj situata makroekonomike është e favorshme dhe Spanja po përballet shumë më mirë se pjesa tjetër e Europës me skenarin e ndërlikuar ndërkombëtar, por lufta dhe rritja e normave të interesit vazhdon të ketë efektet e saj prandaj paketa do të lejojë që vendi të ecë me qetësi dhe besim në gjysmën e dytë të vitit, me shpresën që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kishte lënë të kuptohet për masën e re në një intervistë dhe tha se projekti ishte përfshirë tashmë në një shtojcë të dorëzuar në Komisionin Europian.

Sanchez ka thirrur zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Është e paqartë nëse një qeveri e re e mundshme e udhëhequr nga Partia Popullore konservatore do të mbante ose shfuqizonte shumë nga politikat ekonomike të zbatuara nga koalicioni i udhëhequr nga socialistët e Sanchez.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......