Cili është trendi i industrisë ushqimore? - Bujqësia mban “flamurin” e rritjes, blegtoria dhe peshkimi prodhon më pak

Bujqësia, blegtoria dhe peshkimi janë tre sektorët kryesore të ekonomisë së ushqimit në vend dhe ecuria e tyre tregon edhe trendin e përgjithshëm se çfarë dhe sa konsumojnë qytetarët shqiptarë dhe po ashtu se sa të varur jemi nga importi. Por për të parë se sa produktivë kanë qenë këto sektorë në vitin 2022, SCAN TV ka analizuar shifrat zyrtare të INSTAT.
Bujqësia është sektori më produktiv në ekonominë e ushqimit. Përgjatë vitit që kaloi disa nga kulturat e prodhuara në vend kanë shënuar rritje, por ka edhe nga ato që kanë pësuar rënie të lehtë. Konkretisht, sa i takon bimëve të arave, flamurin e rritjes së prodhimit bujqësor e mbajnë perimet me rreth 1.3 milionë tonë, po ashtu me rritje rezultojnë foragjerët, bimët mjekësore, patatet. Ndërsa rënie të lehtë ka pësuar prodhimi i drithërave, fasuleve dhe bimëve industriale. Sa i takon drufrutorëve, viti 2022 ka qenë i frytshëm për pemët frutore, ullinjtë dhe agrumet të cilat kanë dhënë më shumë prodhim, ndërsa vreshtaria ka shënuar ulje.
Blegtoria vijon të mos jetë në ditë të mira, pasi numri i gjedhëve, të imtave dhe shpendëve ka pësuar rënie progresive nga viti në vit. Konkretisht, numri i lopëve regjistrohet në 298 mijë në vitin 2022, numri i të imtave 1 milionë e 372 mijë, numri i dhive 722 mijë dhe po ashtu rënie të konsiderueshme ka pësuar dhe numri i shpendëve. Në sektorin e blegtorisë, rritje ka pësuar vetëm bletaria, duke numëruar 479 koshere nga 394 të tilla që ishin në vitin 2021. Si rrjedhim, rënie ka pësuar gjatë vitit që lamë pas, prodhimi i qumështit, vezëve dhe mishit peshë e gjallë, duke bërë që konsumatorët shqiptarë të kenë më pak produkt vendas në dispozicion. Në vitin 2022 janë prodhuar 970 mijë ton qumësht nga 1 milionë tonë ne vitin 2021, 776 milionë kokrra vezë nga 899 milion dhe 140 mijë ton mish peshë e gjallë nga 148 mijë që u prodhua në vitin 2021.
Sektori i peshkimit në tërësi ka pësuar rënie për vitin 2022. Kategoritë ujore të peshkimit përfshijnë det, bregdet, laguna, ujëra të brendshme, akuakulturë dhe molusqe. Dhe në të gjitha këto kategori, zëniet rezultojnë në 17.799 tonë në vitin 2022, me rënie prej 704 ton. Nëse do ti analizojmë sipas kategorive, me rënie ka rezultuar peshkimi detar, lagunor, akuakultura dhe ai i ujërave të brendshme. Ndërsa performancë pozitive ka pasur peshkimi bregdetar dhe molusqet.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Kush është Fabio Panetta? - Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Italisë nis detyrën më 1 nëntor 2023
Me propozimin e kryeministres, Giorgia Meloni dhe mbështetjen unanime të këshillit të lartë të Bankës së Italisë, Fabio Panetta është emëruar guvernator i......

Markat e mëdha mbështesin padashur përmbajtjen e padëshiruar të gjeneruar nga IA në internet me reklamat e tyre!
Interneti nuk është i mbushur vetëm me përmbajtje të cilësisë së ulët, por edhe me përmbajtje mashtruese, dezinformata ose krejtësisht të rreme.......

OBSH: 36 milionë njerëz në rajonin europian po jetojnë me simptoma të gjata të COVID!
Rreth 36 milionë njerëz që jetojnë në Europë dhe në disa pjesë të Azisë Qendrore mund të kenë përjetuar një kohë të gjatë COVID në tre vitet që nga fillimi i......

Negociatorët e BE-së arrijnë marrëveshje për të rregulluar përdorimin e të dhënave!
Akti Europian i të Dhënave u propozua nga Komisioni në shkurt 2022 për të krijuar rregulla të harmonizuara në të 27 shtetet anëtare të bllokut. Ai synon të......

Grabiten mbi 200 mld dollarë fonde të pandemisë - Fondet federale ishin destinuar për të ndihmuar bizneset e vogla në SHBA
200 miliardë dollarë të destinuara si mbështetje për bizneset e vogla gjatë pandemisë së Covid, janë vjedhur nga mashtruesit. Nga kjo shumë vetëm 30 miliardë......

Spanja stimulon automjetet elektrike - Qeveria ul taksat për ata që zgjedhin këtë alternativë
Spanja do të rimbursojë deri në 15% të tatimit mbi të ardhurat për njerëzit që blejnë një automjet elektrik përpara fundit të vitit për të inkurajuar një......

Si Europa po merr politikisht një drejtim të fortë djathtas?!
Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë......

BQE paralajmëron për uljen e normave të interesit - “Duhet kujdes i shtuar në tregje në dy vitet e ardhshme!”
Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Europiane, Philip Lane, paralajmëroi tregjet kundër uljes së normave të interesit brenda dy viteve të ardhshme. Në fillim......