Europa Postuar më 28 Qershor 2023, 13:52

Kush është Fabio Panetta? - Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Italisë nis detyrën më 1 nëntor 2023  

Nga SCAN TV
Kush është Fabio Panetta? - Guvernatori i ri i Bankës Qendrore

Me propozimin e kryeministres, Giorgia Meloni dhe mbështetjen unanime të këshillit të lartë të Bankës së Italisë, Fabio Panetta është emëruar guvernator i Bankës Qendrore dhe do të marrë zyrtarisht postin më 1 nëntor 2023. Guvernatori aktual, Ignazio Visco, e përfundon mandatin e tij më 31 tetor duke qendruar në krye të Bankës qendrore për 12 vite.

Panetta ka një eksperiencë të gjatë në këtë institucion: nga 2019 deri në 2020 ai ishte menaxher i përgjithshëm i Bankitalia. Nga viti 2012 deri në vitin 2019 ka qenë anëtar i Drejtorisë dhe Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, ku më parë ka qenë Drejtor Qendror për Eurosistemin dhe Stabilitetin Financiar dhe Drejtues i Shërbimit të Studimeve të Situatës Ekonomike dhe Politikës Monetare.

Emërimi i Guvernatorit bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pasi ka dëgjuar mendimin e Këshillit të lartë të Bankës. Ky i fundit, një organ i përbërë nga Guvernatori dhe 13 Këshilltarët e lartë, mblidhet pa praninë e Guvernatorit për të dhënë këtë mendim.

Largimi i tij nga Banka Qendrore europiane hap një vend në Bordin Ekzekutiv prej 6 anëtarësh të këtij institucioni, që sipas traditës duhet të vazhdojë të mbahet nga një përfaqësues i Italisë.

Dorina Kurtaj/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......