Bota Postuar më 29 Qershor 2023, 10:13

Nafta, e qëndrueshme pranë 74 USD - Rezervat e naftës në SHBA ranë me 9.6 milion fuçi, javën e kaluar

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 74 USD - Rezervat e naftës në

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, me një tendencë në rënie të lehtë, për shkak se investitorët presin norma më të larta interesi nga bankat qendrore, gjatë këtij viti. Rritja e interesave ngadalëson rritjen ekonomike dhe për rrjedhojë dëmton edhe kërkesën për naftë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet poshtë 74 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi. Në sesionin e së mërkurës, të dyja kontratat u rritën me rreth 3%, pasi Administrata për Informimin mbi Energjinë raportoi se rezervat e naftës ranë me 9.6 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 23 qershor, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 1.8 milionë fuçi.

Ndërkohë, në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Europiane, guvernatorët e bankave qendrore më të mëdha të botës sinjalizuan se normat e interesit do të vijojnë të rriten, gjatë këtij viti, dhe do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat