Bota Postuar më 29 Qershor 2023, 10:12

Komentet e FED mbështesin dollarin - Powell: Inflacioni nuk do të shkojë në objektiv deri në vitin 2025

Nga SCAN TV
Komentet e FED mbështesin dollarin - Powell: Inflacioni nuk do të

Dollari është forcuar në sesionin e së mërkurës, ndërsa sot po shfaqet i qëndrueshëm, pasi gjeti një mbështetje nga komentet e bëra nga shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell, në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore Europiane.

Gjatë fjalës së tij, Powell sinjalizoi të tjera rritje të normave të interesit, ndërsa e radhës mund të vijë në takimin e korrikut. Duke folur në konferencë, së bashku me guvernatorin e Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, Presidenten e BQE, Christine Lagarde dhe me Guvernatorin e Bankës së Japonisë Kazuo Ueda, Powell sinjalizoi edhe dy rritje të tjera gjatë këtij viti, ndërsa shtoi se nuk shpreson që inflacioni të shkojë brenda objektivit prej 2% deri në vitin 2025.

Pas komenteve të shefit të Rezervës Federale, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 103, ndërsa euro po qëndron pranë 1.09 dollarëve. Në anën tjetër, Lagarde u shpreh se BQE nuk po shikon fakte të mjaftueshme për të besuar se inflacioni po ngadalësohet ndjeshëm. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po këmbehet në rreth 30,340 dollarë, ndërsa ethereum po qëndron në rreth 1850 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......