Shqipëria Postuar më 29 Qershor 2023, 15:39

Nis punën Task Force e AKU - Krifca: 100 inspektorë të dedikuar për sezonin veror në garantimin e sigurisë ushqimore

Nga SCAN TV
Nis punën Task Force e AKU - Krifca: 100 inspektorë të dedikuar

Ka nisur punën ekipi i Task Forcës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror ku konsumi është dhe më i lartë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka qenë sot e pranishme për të ndjekur punën e kësaj Task Force në bregdetin e Durrësit bashkë me kryetaren e Bashkisë Emirjana Sako.

Task Forca e AKU për sezonin veror, e krijuar si pjesë e Task Forcës kombëtare me urdhër të kryeministrit, ka nisur ne 26 qershor dhe do te jete aktive deri ne fund te shtatorit. Janë 100 inspektorë të ndarë në 35 grupe dhe të shpërndarë në të 12 qarqet. Masat do të kenë të njëjtën rëndësi si në zonat bregdetare ashtu dhe ato fushore e malore. Pra intensiteti i vëmendjes do jetë si në bregdet në Durrës, Lezhë, Vlore apo Sarande, ashtu dhe në Tirane, Berat, Kruje, Shkoder, Korcë apo Gjirokaster.  Nga analiza e riskut janë përzgjedhur 6000 subjekte të cilat do të mbikqyren ku bëjnë pjesë hotele, restorante, pasticeri apo supermarkete.

Objektivat kryesorë të këtyre kontrolleve janë këshillimi dhe garantimi i kushteve të duhura të tregtimit por ministrja Krifca bëri me dije se rastet e shkeljeve të përsëritura nuk do të tolerohenn dhe do të referohen tek organet e drejtësisë.

Objekt i kontrolleve do të jenë  kushtet higjeno-sanitare, kushtet e magazinimit dhe tregtimit dhe zbatimi i legjislacionit përsa i përket sigurisë së produktit ushqimore. Task Force do të jetë në terren deri në fund të Shtatorit , kohë që përkon me mbylljen e sezonit veror.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat