Sa më shumë shkollë, aq më pak sipërmarrje/ Gjysma e të rinjve me arsim të lartë punësohen, por vetëm pak guxojnë të vetëpunësohen

Të dhënat më të fundit për tregun e punës në Shqipëri gjatë vitit 2024 hedhin dritë mbi një fenomen interesant që lidhet ngushtë me nivelin arsimor të të rinjve. Për grupmoshën 15-24 vjeç, shkalla e përgjithshme e punësimit arrin në 30.2%, ndërsa 10.8% e të punësuarve janë të vetëpunësuar. Ky mesatare, megjithatë, fsheh dallime të thella kur vlerësojmë të dhënat sipas arsimimit.
Shifrat tregojnë qartë se arsimi është një faktor vendimtar për punësimin. Tek të rinjtë me arsim të lartë, shkalla e punësimit arrin në 50.9%, duke dëshmuar se gjysma e tyre arrijnë të hyjnë në tregun e punës. Por, paradoksalisht, ky grup është edhe më pak i prirur ndaj vetëpunësimit, ku vetëm 6.1% e të punësuarve të kësaj kategorie punojnë për llogari të tyre.
Në nivelin e arsimit të mesëm, shkalla e punësimit është 41.6%, ndërsa 11.5% e të punësuarve zgjedhin rrugën e vetëpunësimit. Kjo e bën këtë kategori më të balancuar, me një prirje të dukshme si drejt punësimit formal, ashtu edhe drejt sipërmarrjes individuale.
Tabloja është më e zymtë për të rinjtë me arsim 8-9 vjeçar. Vetëm 17.1% e tyre arrijnë të punësohen, por nga ana tjetër 13.4% e të punësuarve të kësaj kategorie janë të vetëpunësuar. Ky kontrast sugjeron se, në mungesë të mundësive të punësimit formal, vetëpunësimi shpesh shihet si rrugëdalja e vetme për këtë grup.
Ky fenomen lidhet me disa arsye. Të rinjtë me arsim të lartë zakonisht i japin prioritet vazhdimit të studimeve, gjë që nuk u lë hapësirë për vetëpunësim. Ndërkohë, ata me arsim të mesëm, ose 9-vjeçar shpesh ndjekin drejtime profesionale ose arsimime praktike, që u krijojnë më shumë mundësi për t’u vetëpunësuar.
Krahasimi i këtyre shifrave nxjerr në pah një trend të qartë, sa më i lartë niveli i arsimit, aq më të mëdha gjasat për t’u punësuar në mënyrë të rregullt, por njëkohësisht aq më i ulët predispozicioni për vetëpunësim.
Live TV
Mbi 1.6 mld lekë për rigjenerimin urban të banesave në 12 qarqe - FSHZH hap garën, synohet rritje e eficiencës energjetike e përmirësim të kushteve
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për projektin “Rigjenerimi urban i stokut të banesave, Faza IV”, që parashikon ndërhyrje në 12 qarqe......
Forcimi i lekut “zbuti” inflacionin nga jashtë - Themeli: Banka e Shqipërisë pret një rritje të lehtë të çmimeve në muajt e ardhshëm
Kursi i këmbimit, pra forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros, kanë bërë të mundur që rritja e çmimeve jashtë vendit të mos përcillej aq shumë në ekonominë......
Dy parqe të mëdha fotovoltaike në Shqipëri - ERE nis procedurat për 120 MW në Lushnjë dhe Devoll
Dy projekte të reja fotovoltaike, me një kapacitet të kombinuar prej 120 MW, kanë avancuar në procedurat rregullatore për prodhimin e energjisë elektrike në......
Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe
Huatë me afat mbi 5 vjet po zënë pjesën më të madhe të portofolit të huave në Shqipëri. Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, ato përbënin rreth 65.7%......

