Universiteti po humbet terren, të rinjtë drejt zanatit - Hasalla: Është ndryshuar mendësia, arsimi profesional po merr përparësi
Gajtë periudhës janar-gusht të këtij viti, 7589 individë kanë marrë formimin profesional. Këto shifra tregojnë një rritje me 49%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas. Por pyetja që ne ngremë, është një zgjedhje e të rinjve të cilët nuk duan të studiojnë në universitete apo kërkesë e tregut?
Gertjana Hasalla Eksperte punësimi: “Realisht është një kërkesë e tregut, sepse tregu sot më shumë se çdo gjë tjetër po kërkon persona që kanë aftësi të caktuar profesionale për të ecur përpara por edhe për t’u bërë pjesë e tij. Le të themi që ka një ndryshim të jashtëzakonshëm edhe në mendësinë e njerëzve sidomos krahasuar me 10 vite më përpara. Para 10 vitesh ishte e nevojshme, madje ishte kërkuar që ti të kishe një diplomë të arsimit të lartë, të universitetit për t’u punësuar, për të gjetur një punë të mirë e çdo gjë tjetër, për këtë arsye kemi pasur shumë herë më tepër njerëz në universitete para 10 vitesh se çkemi sot. Dy faktorët kryesorë që e kanë larguar, të riun nga universiteti janë patjetër largimi masiv që ka ndodhur të rinjve, por edhe kjo afërsi dhe tërheqje më e madhe për arsimin profesional. Gjithmonë e më tepër, arsimi profesional po merr përparësi në krahasim me universitetin. Sepse i jep mundësi të rinjve të bëjnë një arsim i cili zgjat një deri në dy vite, ose edhe 3-4 vite, por duke mos investuar shumë në kohë të gjatë dhe para në një arsim ose diplomë e cila në fund të ditës nuk do mund të jepte një punë që paguhet mirë. Sot për sot, profesionet që janë dhe ato më të kërkuarat, elektriçistët, hidraulikët, mekanikët, janë të gjitha profesione që marrin një pagesë të mirë në Shqipëri sidomos krahasuar edhe me profesionet e tjera që kanë tashmë një diplomë të universitetit apo të arsimit të lartë.”
Sipas statistikave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë periudhës 8 mujore të këtij viti 4639 janë të rinj deri në moshën 29 vjeç, të cilët kanë zgjedhur formimin profesional. Ndërkohë, gra dhe vajza janë 4292 në total, dhe anëtarë të cilët janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike janë 807 të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e formimit profesional.

“Siguri e nivelit të lartë për infrastrukturat kritike” - Më tepër kërkesa në marrëveshjet me palët e treta. Plane emergjence për sulmet kibernetike
Infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit do të zbatojnë disa masa të reja për të përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike. Bëhet fjalë......

Rreth 1.2 mld lekë kredi u risktrukturuan nga bankat - BSH: Më pak se vitin e kaluar. Bizneset ishin ato që kërkuan zgjatje të afatit të maturimit
Bankat kanë ristrukturuar më pak kredi në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, shuma e......

Evropa “mbush” arkën e Rusisë - Mbi 8 mld euro të ardhura tatimore nga importet evropiane të gazit
Importet evropiane të gazit të lëngshëm rus i sollën Moskës 8.1 miliardë euro të ardhura tatimore gjatë viteve 2022 deri në 2024, sipas një hulumtimi të......

BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit,......

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror - Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me......

Aeroporti i Tiranës “thyen” rekord në gusht - Regjistrohen mbi 1,4 mln pasagjerë dhe 8,106 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht......

Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për......

Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të......