Evropa “mbush” arkën e Rusisë - Mbi 8 mld euro të ardhura tatimore nga importet evropiane të gazit
Importet evropiane të gazit të lëngshëm rus i sollën Moskës 8.1 miliardë euro të ardhura tatimore gjatë viteve 2022 deri në 2024, sipas një hulumtimi të publikuar nga organizata Greenpeace. Kremlini e përfitoi këtë shumë duke taksuar kompanitë evropiane të energjisë, që kanë vazhduar të importojnë gaz natyror të lëngshëm (LNG).
Edhe pse Bashkimi Evropian i ndërpreu furnizimet e gazit rus përmes tubacioneve pas pushtimit të Ukrainës, dërgesat e LNG-së mbetën të larta duke arritur në 12.8 miliardë metra kub vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024, një rritje prej 67 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë katër vite më pare.
Vetëm nga taksat mbi fitimin e kompanisë Yamal LNG, eksportuesi kryesor rus i gazit të lëngshëm në Evropë dhe Azi, llogaritet se Rusia ka fituar 8.1 miliardë euro, një shumë që sipas Greenpeace do të mjaftonte për të blerë 9.4 milionë predha artilerie apo për të prodhuar 270000 dronë.
Vendet që kanë importuar më shumë LNG nga Moska janë Franca, Gjermania Holanda, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, të gjitha me kontrata afatgjata që zgjasin deri në vitin 2038 apo edhe 2041.
Megjithatë, këto kontrata pritet të ndërpriten përpara afatit, pasi BE po synon të heqë dorë plotësisht nga importet e gazit të lëngshëm rus deri në vitin 2027. Ky vendim po diskutohet aktualisht nga liderët evropianë dhe mund të shkaktojë reagime ligjore nga kompania shtetërore ruse Gazprom.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë eksportuar 52.7 miliardë metra kub LNG drejt BE-së vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe kjo sasi pritet të rritet më tej pas një marrëveshjeje të re tregtare ndërmjet bllokut dhe SHBA-së. Ky partneritet detyron bllokun evropian të blejë rreth 213 miliardë euro produkte energjetike amerikane çdo vit.
Greenpeace paralajmëron se për të rritur pavarësinë energjetike nga ndikimi amerikan dhe rus, Evropa duhet t’i japë fund varësisë nga gazet fosile dhe të kalojë sa më shpejt në një sistem energjetik të bazuar në burime të rinovueshme.

BERZH, 29 mln euro për rrjetin energjetik në Kosovë - Projekti synon digjitalizimin dhe rritjen e kapacitetit me 300 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton dhënien e një huaje korporative deri në 29 milionë euro për Operatorin e Sistemit,......

Zbardhen tarifat e reja të përmbarimit shtetëror - Hyn në fuqi udhëzimi. Sa paguajnë debitorët, nga pronat tek gjobat
Qeveria ka përcaktuar tarifat e reja fikse të cilat do të aplikohen nga përmbarimit gjyqësor shtetëror, ku një pjesë prej tyre janë në rritje në raport me......

Aeroporti i Tiranës “thyen” rekord në gusht - Regjistrohen mbi 1,4 mln pasagjerë dhe 8,106 fluturime
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vazhdon trendin pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror në Shqipëri. Vetëm përgjatë muajit gusht......

Rama: Do mundësojë rekrutimin për një praktikë të veçantë për një numër studentesh
Kryeministri Edi Rama ishte sot prezent në Universitetin Polieknik të Tiranës së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për......

Qeveria marrëveshje me Universitetin Politeknik/ Balluku: T’i përgjigjemi kërkesave të BE-së!
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka dhënë një mesazh të fortë gjatë firmosjes së marrëveshjes me Universitetin Politeknik të......

Mbyllja e qeverisë amerikane prek edhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë!
Qeveria federale e SHBA-së ka nisur procedurat e mbylljes ditën e mërkurë, vetëm disa orë pasi Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj......

Muaji nis negativisht për Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës në raport me ditën dhe muajin që lamë pas duke u blerë sot me 81.8 lekë......

Vendi i pestë më i vizituar në botë - Rreth 58 milionë turistë kanë udhëtuar drejt Italisë në 2025
Italia është aktualisht vendi i pestë më i vizituar në botë në vitin 2025, me pothuajse 58 milionë mbërritje turistësh, dhe pritet së shpejti të ngjitet në......